Përkrahje për shfrytëzuesit

Si mund të bëj onlajn porosi të pajisjes?

Onlajn porosi të pajisjes mund ta bëni në dy mënyra:

 

• Përmes butonit "Porosit" të vendosur në çdo pajisje:

      1. Në seksionin "Pajisjet" në menynë kryesore, janë te listuara të gjitha pajisjet që mund të blini përmes A1 Maqedoni.

      2. Zgjidhni një nga opsionet e ofruara nën Lloji i pajisjes (p.sh. Telefona), me anë të së cilës hapet një katalog me të gjitha pajisjet në dispozicion.

      3. E zgjidhni pajisjen që dëshironi ta blini dhe siguroheni që të jetë në dispozicion onlajn .

      4. Në anën e djathtë përmes butonit "Ndrysho", e zgjidhni tarifën e dëshiruar ose nëse dëshironi, mund të zgjidhni opsionin "Vetëm pajisje".

      5. Në rast se pajisja është në dispozicion onlajn, në pjesën e djathtë shfaqet butoni "Porosit".

      6. Pasi të klikoni në "Porosit", nëse keni zgjedhur tarifën, hyni në hapat për porosinë onlajn, ku mund të zgjidhni nëse doni të bëni kontratë të re, të ripërtrini kontratën ekzistuese, të bëni ndryshim nga A1 Pripejd në A1 Postpejd ose të transferoni një numër nga një operator tjetër në A1.

     7. Nëse keni zgjedhur vetëm pajisje, do të dërgoheni në një hap ku duhet të plotësoni një formular me të dhënat Tuaja personalе.

     8. Nëse keni një shumë për pagesë, pasi të keni futur me sukses të dhënat, do të ridrejtoheni në shërbimin e pagesave.

Brenda 24 orëve do të kontaktoheni nga agjenti ynë i shitjeve për të përcaktuar detajet e porosisë.

 

• Përmes Dyqanit Virtual A1 Live Shop - duke klikuar në "Filloni bisedë" е futni numrin Тuaj të kontaktit, me të cilin agjenti i shitjes do të Ju kontaktojë për një kohë të shkurtë. Ju do të jeni në gjendje të shihni agjentin e shitjeve në ekran, ai do t’Ju shpjegojë drejtpërdrejt gjithçka që ju intereson në lidhje me produktet dhe shërbimet tona dhe do të jetë në gjendje t’Ju tregojë pajisjet drejtpërdrejt.

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme