Shërbime telekomunikimi
dhe TIK

për avokatë, noterë
dhe zyra të kontabilitetit

Në gamën tonë të produkteve dhe shërbimeve, ofrojmë zgjidhje për çdo industri në treg për të thjeshtuar punën e përditshme. Në këtë pjesë, ne Ju ofrojmë zgjidhje në fushën e avokatëve, noterëve dhe zyrave të kontabilitetit.

Qëllimi i çdo kompanie është të ofrojë shërbime të larta për klientët e saj, dhe për atë qëllim i duhet një internet lidhje e sigurt dhe e qëndrueshme në dispozicion për çdo punëtor në hapësirën e punës të kompanisë, por edhe aplikacione softuerike me vegla zyre dhe zgjidhje softuerike të bazuara në infrastrukturën cloud për bashkëpunim më të lehtë dhe më efikas midis punëtorëve dhe klientëve.

Ne jemi këtu për t'Ju mbështetur dhe ndihmojmë të qëndroni të lidhur me klientët Tuaj, të zhvillojmë dhe të promovojmë biznesin Tuaj.

Tarifa A1 Business

Punoni dhe komunikoni pandërprerë, kudo që jeni, me internet të pakufizuar në rrjetin më të shpejtë celular. Zgjedhni një tarifë që do të kënaqë në mënyrë të përsosur biznes nevojat Tuaja.

A1 Smart Office

Çdo biznes ka nevojë për një zgjidhje që do të rrisë komoditetin dhe sigurinë në vendin e punës (zyra).

A1 Smart Office është sistem inteligjent për menaxhimin e pajisjeve elektrike në zyrën Tuaj, kështu që nuk ka më nevojë të shqetësoheni a e keni mbyllur dritaren e zyrës Tuaj, a i keni lënë dritat të ndezura ose nëse kondicioneri i ajrit ende punon. Zvogëloni shqetësimet dhe faturat e energjisë elektrike me një nga pakot dhe pajisjet tona Smart Office, është mençuri të keni A1 Smart Office.

Më shumë

Pantheon cloud

Pantheon Cloud është zgjidhje moderne softuerike e bazuar në Cloud që mbulon proceset afariste në kompaninë Tuaj: menaxhimin e prodhimit, analitikë afariste, porositë, faturimin, kontabilitetin, listën e pagave dhe të ngjashme. Është destinuar për të gjitha kompanitë nga cilado veprimtari. Është i përshtatshëm për firmat e kontabilitetit dhe klientët e tyre. Me Pantheon Cloud, kompanitë kursejnë kohë dhe mund të zvogëlojnë shpenzimet e tyre.

Zgjidhja Pantheon Cloud përmes A1 ruan të dhënat Tuaja në serverë të sigurt në data qendrën të A1 dhe bashkëpunëtorëve Tuaj të jashtëm, me lejen tuaj, iu mundëson të kenë qasje në të dhënat Tuaja (për shembull mbajtjen e kontabilitetit të jashtëm). Në këtë mënyrë, puna midis jush dhe kontabilistit Tuaj është e thjeshtë dhe efikase.

Më shumë

ICT Office

ICT Office është zgjidhje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që do të lehtësojë punën e përditshme. ICT Office ofron zgjedhje të tre pakove me karakteristika të ndryshme dhe përfshin:

  • katër lloje të makinave shumëfunksionale (për shtypje, kopjim, skanim)
  • Softuer për menaxhimin e dokumenteve dhe arkivave
  • softuer për punë me pakicë
  • kompjuter desktop me galanteri kompjuterike

Office Basic

Pakoja Office Basic përfshin softuer për menaxhimin e dokumenteve dhe arkivit elektronik në përputhje me rekomandimet e punës të zyrës dhe arkivimit, softueri është pjesë e detyrueshme e pakos. Për më tepër me këtë pako mund të merrni me qira edhe:

  • pajisje shumëfunksionale (printer) për shtypje, kopjim, skanim, format A4 bardh e z
  • Kompjuter desktop me një sistem operativ të licencuar, monitor, maus dhe tastierë

Office +

Pakoja Office + përfshin softuer për menaxhimin e dokumenteve dhe arkivit elektronik, softueri është pjesë e detyrueshme e pakos. Me këtë pako, ju mund të merrni me qira edhe pajisje shtesë sipas nevojave Tuaja:

  • disa modele pajisjesh shumëfunksionale (printerë) për shtypje, kopjim, skanim bardhë e zi ose me ngjyra me printim të formatit A4 ose A3
  • qiramarrje të kompjuterit desktop me një sistem operativ të licencuar, monitor, maus dhe tastierë

POS Pro

Pakoja POS Pro përfshin softuerin e menaxhimit të proceseve të shitjes me pakicë si pjesë e detyrueshme e pakos. Me këtë pako, ju mund të merrni me qira pajisje shtesë sipas nevojave Tuaja:

  • Kompjuter desktop me sistem operativ të licencuar, monitor, maus dhe tastierë
  • Mbështetje teknike të objektit të shitjes me pakicë (softuer për alarmim me funksionalitet Panic Button)
  • pajisje shumëfunksionale (printer) për shtypje, kopjim, skanim, bardhë e zi A4
  • qiramarrje të sirtarit për të holla
  • qiramarrje të lexuesit manual të barkodeve

Softueri është pjesë përbërëse e secilës prej ofertave dhe është në përputhje me rekomandimet në legjislacion, duke përdorur teknikat dhe mjetet më të fundit për zhvillimin e softuerit të përdoruesit në përputhje me nevojat e shfrytëzuesve.

Mëso më shumë

Office 365 dhe Microsoft 365

Office 365 dhe Microsoft 365 janë zgjidhje softuerike që përfshijnë Office aplikacionet e njohura si Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook, së bashku me onlajn biznes shërbimet që u lejojnë shfrytëzuesve të kenë qasje në të gjitha veglat e zyrës për të përmbushur nevojat e tyre. Ju mund të zgjidhni nga pakot e ofruara në varësi nga nevojat e organizatës Tuaj.

Shfrytëzoni përparësitë e kësaj platforme që është gjithmonë në dispozicion:
  • Të paktën 1TB cloud hapësirë ​​ruajtëse për shfrytëzues
  • Të paktën 50GB e-kuti postare për shfrytëzues
  • Aplikacione për desktopin Tuaj dhe pajisjet celulare
  • Aplikacione gjithëpërfshirëse, plotësisht të integruara
  • Garanci disponueshmërie 99.9%
Office 365 është zgjidhje bashkëkohore për produktivitet, komunikim dhe bashkëpunim.
  • Ndani dokumente me ekipin tuaj dhe klientët tuaj
  • Punoni në të njëjtin dokument në kohë reale
  • Vendosni komunikimin përmes chat, video ose audio konferencave
  • Centralizoni ekipet për të përmirësuar komunikimin dhe për të arritur transparencë
  • Mundësi për të definuar të drejtat e qasjes si dhe tiparet e pajtueshmërisë
Shërbime digjitale

A1 Е-mail hosting

Brenda shërbimit e-mail hosting, parapaguesi mund të hostojë postën e tij elektronike (e-mail) në e-mail serverin e A1. Në varësi të pakos së zgjedhur, është kufizuar numri maksimal i e-mail adresave që parapaguesi mund t’i konfigurojë.

Parapaguesi mund të qaset në e-mail mesazhet në server përmes e-mailit të tij klient (p.sh. Outlook) duke përdorur protokollet standarde (POP3, SMTP, IMAP), ose përmes një internet shfletuesi (webmail).

E-mail kutitë postare janë me madhësi 4 GB ose 10 GB në varësi të pakos së zgjedhur.

Më shumë

A1 Web Hosting

Shërbimi Web hosting mundëson hostimin e veb-faqeve në server të përbashkët të A1 - server në të cilin ndahen resurset midis të gjithë shfrytëzuesve (faqet e internetit) që janë aktivizuar në të. Përveç kësaj, shërbimi gjithashtu përfshin një numër të caktuar të e-mail kutive me madhësi prej 1 GB.

Parapaguesi mund të hostojë veb-faqen e tij në platformën Windows ose Linux, gjatë së cilës për secilën veb-faqe ka kufizim të hapësirës maksimale të diskut të rezervuar për atë veb-faqe që nuk mund të tejkalohet. Brenda kufizimit, parapaguesi mund të përdorë hapësirën në dispozicion të diskut për të vendosur të dhënat për veb-faqen e tij. Parapaguesi gjithashtu mund të blejë burime shtesë-veb-hosting hapësirë dhe email kuti shtesë për një parapagim mujor shtesë.

Parapaguesi merr emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tij për të hyrë në veb-faqen e vet dhe në panelin e kontrollit, përmes të cilit parapaguesi mund të krijojë dhe menaxhojë veb-faqen e vet.

Më shumë