Roaming në vendet e Ballkanit perëndimor
Me rregulloren e futur për roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor, nga 01.07.2021, shfrytëzuesit e shërbimeve celulare të A1 do të mund të përdorin roaming në kushte të veçanta të privilegjuara, sipas marrëveshjes së nënshkruar midis vendeve të Ballkanit Perëndimor - WB6. Për më tepër, A1 Maqedoni u siguron plotësisht klientëve të saj kushtet e miratuara për roaming në Ballkanin Perëndimor - Serbi, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.
Kjo roaming ofertë është e vlefshme për telefonata, SMS-mesazhe dhe internet, vetëm kur shfrytëzuesi qëndron në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse shfrytëzuesi është në Maqedoni dhe bën telefonatë ose dërgon SMS-mesazh drejt një numri nga vendet e Ballkanit Perëndimor, për të njëjtat vlejnë çmimet për telefonata/SMS ndërkombëtare.
Shfrytëzuesit postpejd
- Minutat dhe SMS-mesazhet kombëtare të përfshira (brenda rrjetit tuaj dhe rrjeteve të tjera kombëtare), të cilat përfshihen në tarifë ose në pakot shtesë, shfrytëzuesit postpejd mund t'i përdorin në roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor, sikur të gjenden në territorin e Maqedonisë.
- Sasia e internetit celular që është në dispozicion për shfrytëzuesit e Ballkanit Perëndimor varet nga parapagimi mujor i modelit tarifor dhe pakos që ata shfrytëzojnë.
- Internet në roaming në vendet e Ballkanit perëndimor - i përfshirë në tarifat
- Internet në roaming në vendet e Ballkanit perëndimor - i përfshirë në pakot
Përmes aplikacionit celular A1 Im, postpejd shfrytëzuesit mund të kontrollojnë se sa internet celular kanë në dispozicion në roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shfrytëzuesit pripejd
Çmimet për biseda, SMS-mesazhe dhe internet celular në roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor:
Pripejd | |
---|---|
Telefonatë dalëse (den./min) | 5.9 den. |
Internet celular (den./MB) | 5.9 den. |
SSMS-mesazhe (den./SMS) | 3.9 den. |
Vendosja e telefonatës nuk tarifohet.
Telefonatat hyrëse nuk tarifohet.
Kontrolloni gjendjen e internetit të përfshirë në roaming
në Ballkanin Perëndimor
Pyetjet e bëra më shpesh
Rregullativa e re vlen për të gjitha shërbimet celulare, për të gjithë shfrytëzuesit A1 Postpejd dhe A1 Pripejd, duke përfshirë modelet tarifore MBB (A1 Mobile Net, A1 Internet, etj.). Rregullativa nuk vlen për pakot pripejd.
Tarifimi për postpejd shfrytëzuesit celular në roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor varet nga modeli tarifor i shfrytëzuesit ose pakoja tjetër shtesë e aktivizuar. Shikoni detajet në disa shembuj:
Telefonata dalëse dhe SMS-mesazhe
Shembulli 1: Shfrytëzuesi që përdor tarifë me biseda dhe SMS-mesazhe të pakufizuara drejt të gjitha rrjeteve kombëtare (p.sh. A1 Neo M+), ndodhet në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bën telefonatë/dërgon SMS-mesazh drejt Maqedonisë (drejt çdo rrjeti), në këtë rast telefonata / SMS-mesazhi nuk tarifohet.
Shembulli 2: Shfrytëzuesi që përdor tarifë me biseda dhe SMS-mesazhe të pakufizuara drejt të gjitha rrjeteve kombëtare (p.sh. A1 Neo M+), ndodhet në roaming në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bën telefonatë/dërgon SMS-mesazh djejt cilitdo vendi nga Ballkani perëndimor (drejt çdo rrjeti), në këtë rast telefonata / SMS-mesazh nuk tarifohet.
Shembulli 3: Shfrytëzuesi që përdor tarifë me biseda të pakufizuara dhe SMS- mesazhe drejt të gjitha rrjeteve kombëtare (p.sh. A1 Neo M+), ndodhet në roaming në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bën telefonatë/dërgon SMS-mesazh drejt një shteti tjetër jasht prej vendeve të Ballkanit Perëndimor (psh Itali), në këtë rast thirrja / SMS tarifohet si telefonatë/SMS-mesazh ndërkombëtar (vetëm nëse shfrytëzuesi ka pako aktive me telefonata/SMS drejt jashtë vendit).
Shembulli 4: Shfrytëzuesi që përdor tarifë me biseda të pakufizuara dhe SMS- mesazhe vetëm në rrjetin e A1 Maqedoni, ndodhet në roaming në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bën telefonatë/dërgon SMS-mesazh drejt rrjetit A1 Maqedoni, në këtë rast telefonata/ SMS-mesazhi nuk tarifohen.
Shembulli 5: Shfrytëzuesi që përdor tarifë me biseda të pakufizuara dhe SMS- mesazhe vetëm drejt rrjetit të A1 Maqedoni, ndodhet në roaming në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bën telefonatë/dërgon SMS-mesazh drejt rrjetit Makedonski Telekom, në këtë rast telefonata/ SMS-mesazhi tarifohen si telefonatë/SMS-mesazh kombëtar.
Shembulli 6: Shfrytëzuesi që përdor tarifë me biseda të pakufizuara dhe SMS- mesazhe vetëm në rrjetin e A1 Maqedoni, ndodhet në roaming në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bën telefonatë/dërgon SMS-mesazh drejt ndonjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor (drejt çdo rrjeti), në këtë rast telefonata / SMS-mesazhi tarifohen si telefonatë/SMS-mesazh kombëtar.
Shembulli 7: Shfrytëzuesi që përdor tarifë me biseda të pakufizuara dhe SMS- mesazhe vetëm në rrjetin e A1 Maqedoni, ndodhet në roaming në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bën telefonatë/dërgon SMS-mesazh drejt një shteti tjetër jasht prej vendeve të Ballkanit Perëndimor (psh Itali), në këtë rast thirrja / SMS tarifohet si telefonatë/SMS-mesazh ndërkombëtar (vetëm nëse shfrytëzuesi ka pako aktive me telefonata/SMS drejt jashtë vendit).
Shembulli 8: Shfrytëzuesi që përdor tarifë me biseda të kufizuara dhe SMS drejt të gjitha rrjeteve kombëtare, ndodhet në roaming në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka shfrytëzuar minutat dhe SMS-mesazhet e përfshira, në këtë rast çdo minutë tjetër / SMS-mesazh tarifohet si një telefonatë / SMS-mesazh kombëtar.
Shembulli 9: Shfrytëzuesi i A1 Maqedoni është në Maqedoni dhe bën telefonatë /dërgon SMS drejt një vendi të Ballkanit Perëndimor, në këtë rast tarifohet si telefonatë ndërkombëtare (sipas listës së çmimeve për telefonatë ndërkombëtare nga Maqedonia drejt Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës).
*Nëse Shfrytëzuesi ka minuta ndërkombëtare të përfshira në tarifë, ose përdor një pako shtesë për telefonata ndërkombëtare, atëherë këto telefonata / SMS janë pjesë e tarifës / pakos shtesë
Telefonata hyrëse dhe SMS-mesazhe
Të gjitha telefonatat hyrëse dhe SMS-mesazhet kur shfrytëzuesi ndodhet në roaming në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk tarifohen (njëlloj si nëse shfrytëzuesi e merr telefonatën ndërsa është në territorin e Maqedonisë).
Pripejd pakot me minta të përfshira për biseda, SMS-mesazhe dhe internet celular, nuk vlejnë në roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor, kjo vlen për të gjitha pripejd pakot ditore, javore dhe mujore.
Pripejd shërbimet tarifohen me çmimet e mëposhtme:
Pripejd | |
---|---|
Telefonatë dalëse (den./min.) | 5.9 den. |
Internet celular (den./МB) | 5.9 den. |
SMS-mesazhe (den./SMS) | 3.9 den. |
MMS-mesazhe (den./MMS) | 13 den. + trafiku i të dhënave që tranferohen |
Vendosja e telefonatës është falas. Telefonata hyrëse nuk tarifohet.
Intervali i tarifimit të bisedave: 30/1 sekondë, 30 sekonda intervali fillestar dhe 1 sekondë pas. Intervali i tarifimit të internetit celular: 1 KB.
Telefonata hyrëse dhe SMS-mesazhe
Të gjitha telefonatat hyrëse dhe SMS-mesazhet kur shfrytëzuesi ndodhet në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk tarifohen (njëlloj si shfrytëzuesit e merr telefonatën gjatë qëndrimit në territorin e Maqedonisë).
Opsioni special i roamingut nga 01.07.2021 nuk është më në dispozicion në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shfrytëzuesit që e kanë aktivizuar ose do ta aktivizojnë këtë opsion nuk do të mund ta përdorin atë dhe për ta do të vlejë rregullativa për roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shfrytëzuesit që kanë aktivizuar këtë shërbim nuk duhet ta deaktivizojnë atë kur të hyjnë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Telefonatat hyrëse në vendet e Ballkanit Perëndimor sigurisht nuk tarifohen.
Telefonatat me kodin USSD nga 01.07.2021 nuk do të jenë në dispozicion në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shfrytëzuesit nuk do të mund të bëjnë telefonata me kodin USSD nga këto vende dhe për ta do të vlejnë rregullativat për roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Tarifimi pas tejkalimit të njësive të përfshira në tarifa është sipas çmimeve të mëposhtme:
Postpejd | |
---|---|
Telefonatë dalëse (den./min.) | 7.9 den. |
Internet celular (den./МB) | 1 den. |
SMS-mesazhe (den./SMS) | 3.9 den. |
MMS- mesazhe (den./MMS) | 13 den. + trafiku i të dhënave që tranferohen |
Intervali i tarifimit të bisedave: 30/1 sekondë, 30 sekonda intervali fillestar dhe 1 sekondë pas. Intervali i tarifimit të internetit celular: 1 KB.
Telefonatat hyrëse nuk tarifohet.
Pas shfrytëzimit të internetit celular në të gjitha tarifat postpejd, qasja në shërbimin e internetit në roaming do të ndërpritet, përveç nëse shfrytëzuesi ka internet të mbetur nga një tjetër internet pako shtesë të aktivizuar.
Për të vazhduar shfrytëzimin e internetit celular në vendet e Ballkanit Perëndimor, do të duhet të aktivizoni një roaming internet pako të re A1 Roam Surf Balkan .
Mund të aktivizoheni nga pakot A1 Roam Surf Balkan të cilat përfshijnë internet në roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pakot janë në dispozicion për të gjithë shfrytëzuesit A1 Postpejd dhe А1 Pripejd dhe vlejnë për të gjithë operatorët në Ballkanin Perëndimor.
Pakot mund t'i aktivizoni përmes aplikacionit A1Im ose me SMS-mesazh.
- Për të aktivizuar pako A1 Roam Surf Balkan S me 2GB për 299 den. dërgoni SMS me tekst START BALKAN S në numrin 140999.
- Për të aktivizuar pako A1 Roam Surf Balkan L me 5GB për 499 den. dërgoni SMS me tekst START BALKAN L në numrin 140999.
Nëse një shfrytëzues ka ndalesë për internet celular kombëtar/telefonata, e njëjta vlen edhe për roaming, pavarësisht nëse bëhet fjalë për vendet e Ballkanit perëndimor apo ndonjë pjesë tjetër e botës. Që të mund të përdor internet në roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor, shfrytëzuesi duhet të deaktivizojë ndalesën me SMS-mesazh ose përmes aplikacionit A1 Im.
Në tarifat që përfshijnë opsionin A1 Net Sef (A1 Neo, A1 Neon dhe A1 Business), interneti celular në roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor i mbetur nuk ruhet në A1 Net Sef. A1 Net Sef ruan vetëm internetin celular të mbetur brenda rrjetit të A1 Maqedoni. Për më tepër, sipas rregullave për shfrytëzimin e shërbimit A1 Net Sef, interneti celular i ruajtur tashmë në A1 Net Sef nuk mund të përdoret në vendet e Ballkanit Perëndimor, por vetëm brenda rrjetit të A1 Maqedoni.
Opsioni i natës A1 Neon dhe А1 Neon+ nuk është në dispozicion në roaming në vendet e Ballkanit perëndimor. I njëjti mund të shfrytëzohet në suaza të rrjetit të A1 Maqedoni. Shfrytëzuesit e tarifave A1 Neon dhe А1 Neon+ do të fitojnë një sasi të internetit celular në roaming në vendet e Ballkanit perëndimor në përputhje me parapagimin mujor të tarifave dhe pakove që ata përdorin.
Interneti celular kombëtar i pakufizuar për shfrytëzimin e rrjeteve sociale në suaza të pakove А1 Go Social, А1 Go Chat dhe А1 Go Music nuk është në dispozicion në vendet e Ballkanit perëndimor dhe mund të shfrytëzohet në suaza të rrjetit A1 Maqedoni.
Sasia e internetit celular që shfrytëzuesi do ta fitojë në roaming në vendet e Ballkanit perëndimor është në varësi nga parapagimi mujor i këtyre pakove, siç janë shfaqur në listë.
Për këto shërbime vlen politika e Geo lokacionit, pavarësisht nëse shfrytëzuesi i shfrytëzon këto shërbime me një parapagim përmes A1 Maqedoni:
- HBO GO: nuk mund të shfrytëzohet në roaming në Ballkanin Perëndimor, me parapagim përmes A1 Maqedoni
- A1 Xplore TV: nuk mund të shfrytëzohet në roaming në Ballkanin Perëndimor, me parapagim përmes A1 Maqedoni
- A1 Xplore Music by Deezer: nuk mund të shfrytëzohet në roaming në Ballkanin Perëndimor, me parapagim përmes A1 Maqedoni
Thirrjet për shërbime speciale, lojëra shpërblyese, donacione dhe shërbime me vlerë të shtuar nuk janë në dispozicion në roaming, përveç nëse për një shërbim specifik ekziston një përjashtim i përcaktuar në kushtet e përdorimit të këtij shërbimi
Me qëllim që të mënjanohen mundësitë abuzimit, shfrytëzimi i roaming shërbimeve me përfitime të tilla rregullohet nga një politikë e fer shfrytëzimit, e cila është në përputhje me kushtet e parashikuara nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe përshkruhet në Kushtet e Përgjithshme për përdorimin e shërbimeve të A1 Maqedoni. Shikoni politikën e fer shfrytëzimit në linkun vijues.
А1 Maqedoni ka lidhur marrëveshje me operatorët e mëposhtëm në vendet e Ballkanit perëndimor:
- Serbi - A1 Srbija, MTS, Telenor Serbia
- Shqipëri - Vodafone, One Telecommunications, ALBtelecom Mobile
- Kosovë - IPKO, Vala
- Mal të Zi - One Crna Gora, M-Tel, Telekom Montenegro
- Bosnjë dhe Hercegovinë - BHTelekom, HT ERONET, M-Tel B&H