Zgjidhje
Softuerike cloud

për IT kompanitë

Për të përmirësuar performancën, për të rritur efikasitetin dhe komunikimin e pandërprerë

Qëllimi i çdo kompanie është të sigurojë shërbime të larta për klientët e saj, gjë që kërkon internet lidhje të sigurt dhe të qëndrueshme në dispozicion për çdo punëtor në hapësirën e punës të kompanisë, por edhe softuer aplikacione me mjete zyre dhe zgjidhje softuerike të bazuara në infrastrukturë cloud për bashkëpunim më të lehtë dhe më efikas midis punëtorëve dhe klientëve si brenda ashtu edhe jashtë vendit Me portofolin tonë të gjerë të telekomunikacionit dhe shërbimeve të TIK-ut, ne kontribuojmë në përmirësimin e punës së IT kompanive, rritjen e efikasitetit të tyre dhe komunikim të pandërprerë me klientët dhe partnerët e tyre.

Ne jemi këtu për t'Ju mbështetur dhe ndihmojmë të qëndroni të lidhur me klientët Tuaj, të zhvillojmë dhe të promovojmë biznesin Tuaj.

Tarifat e A1 Buisiness

Punoni dhe komunikoni pandërprerë, kudo që të jeni, me internet të pakufizuar në rrjetin më të shpejtë celular. Zgjedhni tarifë që do të kënaqë në mënyrë të përsosur biznes nevojat Tuaja.

Internet qasje të shpejtë, të qëndrueshme dhe simetrike

Internet qasje të shpejtë, të qëndrueshme dhe simetrike fikse me trafik të pakufizuar, e cila me një gamë të ndryshme të shpejtësive që ne ofrojmë mund të përshtatet plotësisht me nevojat e një kompanie IT. Ne gjithashtu ofrojmë mundësinë për të aktivizuar IP adresë fikse.

Porosit

Infrastruktura A1 Exoscale Cloud

Për të kryer sasi kritike të punës në Infrastrukturën Cloud, çdo IT kompani ka nevojë për një partner të besueshëm i cili do t’ia mundësojë sigurinë e nevojshme, shkallëzueshmërinë dhe konfiguracionin e fuqishëm. A1 me shërbimin Exoscale ofron zgjidhjen e vërtetë për biznesin Tuaj duke shfrytëzuar infrastrukturën virtuele Cloud.

Më shumë

А1 VPS

Çlirohuni nga punët e rutinës që lidhen me mirëmbajtjen e infrastrukturës së serverit Tuaj dhe qëndroni të fokusuar në veprimtarinë Tuaj kryesore duke zgjedhur shërbimin e serverit privat virtual A1 VPS, i cili do të plotësojë të gjitha nevojat Tuaja nga aspekti i prodhimit, testit ose mjedisit të zhvillimit.

Më shumë

Microsoft 365

Microsoft 365 me veglat e veta digjitale dhe onlajn shërbimet e biznesit mundëson bashkëpunim midis punëtorëve (dhe klientëve) dhe përmirësim të produktivitetit të tyre.

Shërbime digjitale

Web и E-mail hosting

Përmes shërbimeve Web hosting dhe E-mail hosting, ne ofrojmë një platformë të lartë për vendosjen dhe mirëmbajtjen e veb faqes të kompanisë Tuaj, mjedis profesional me e-mail shërbim të besueshëm dhe të qartë dhe përdorim të bazave të të dhënave. Serverët janë të vendosur në qendrën e të dhënave të A1, e cila plotëson standardet më të larta për akomodimin e pajisjeve IT. Në të njëjtën kohë, ne ofrojmë regjistrimin e internet domenëve dhe nën-domenëve kombëtar.

Më shumë