MËNYRË E QËNDRYSHME E PUNËS

A1 Maqedonia me mënyrën e saj të qëndrueshme të punës është e përkushtuar ndaj mjedisit jetësor, qeverisjes sociale dhe korporative. Ky angazhim strategjik i A1 mishëron përgjegjësinë, që përmes aktiviteteve tona, mëtojmë ta kultivojmë brenda në kompani dhe në rrethin tonë.

ESG

Nga viti 2020, ESG (qeverisja mjedisore, sociale dhe korporative) është pjesë e strategjisë së Grupit A1. ESG është e përkushtuar ndaj mjedisit jetësor, qeverisjes shoqërore dhe korporative dhe mishëron përgjegjësinë që kompanitë, të cilat janë pjesë e Grupit A1, i kryejnë përmes aktiviteteve të tyre brenda dhe në mjedisin e tyre.

Video
Për mjedisin jetësor

Për mjedisin jetësor

Ambiciet e Grupit A1 Telekom Austria për mjedisin jetësor:

  • Qëllimet klimatike për mjedisin jetësor deri në vitin 2030 janë arritja e neutralitetit neto të dioksidit të karbonit, duke zvogëluar emetimet dhe transferimi gradual i energjisë nga burimet e rinovueshme,
  • qëllimi afatgjatë për rritjen e efikasitetit të energjisë me 80% në krahasim me vitin 2019 dhe
  • riciklimi i më shumë se 50,000 pajisjeve të vjetra në vit.
Më shumë
Shkrim -leximin dixhital

Shkrim -leximin dixhital

Ambiciet e Grupit A1 Telekom Austria për shkrim -leximin dixhital:

  • Ambicia shoqërore deri në vitin 2023 është edukimi i më shumë se 100,000 njerëzve - veçanërisht i fokusuar tek fëmijët dhe të rinjtë - në segmentin e shkrim -leximit dixhital, për t'u dhënë njerëzve besim dhe aftësi, me qëllim zotërimin në mënyrë aktive të botës dixhitale dhe ambicia për qeverisje korporative deri në vitin 2023.
Më shumë
Qeverisjen korporative

Qeverisjen korporative

Аmbiciet e Grupit A1 Telekom Austria për qeverisjen korporative:

  • Të rrisim pjesëmarrjen e femrave në pozicione drejtuese në 40% në mbarë Grupin deri në vitin 2023, duke ruajtur ose tejkaluar pjesën tonë totale të grave prej 40% në të gjithë grupin,
  • Mbajtja e sistemit të menaxhimit të pajtueshmërisë në praktikën më të mirë dhe të certifikuar nga jashtë, për të mbrojtur integritetin dhe konfidencialitetin e Grupit A1 Telekom Austria.
Më shumë