A1 Net Protect

Mbroni pajisjen Tuaj dhe
surfoni sigurt

Mbroni pajisjen Tuaj dhe surfoni pa brenga dhe të sigurt në rrjetin më të shpejtë celular, me shërbimin e ri A1 Net Protect!

Në këtë kohë, kur nuk mund të imagjinojmë një ditë të vetme pa përdorur internetin, duhet të jemi të vetëdijshëm se përveç përdorimit të tij për t'u lidhur me miqtë dhe familjen, për të ndarë fotografi, video etj., për çdo ditë ne jemi të ekspozuar ndaj sulmeve të shumta që bartin rreziqe sigurie, prandaj në ditët e sotme është e nevojshme të mbroni pajisjen Tuaj celulare.

Shërbimi A1 Net Protect, përmes rrjetit celular A1, mbron pajisjen Tuaj nga sajber kërcënime të ndryshme, faqe të pasigurta, viruse, faqe interneti për vjedhjen e të dhënave personale, malware softuerë.

PROVOJENI FALAS! Aktivizoni shërbimin A1 Net Protect për 1 muaj FALAS dhe surfoni sigurt në rrjetin celular të A1.

Shërbimi është në dispozicion për të gjithë shfrytëzuesit celular pripejd dhe postpejd të A1.

Pas skadimit të test periudhës, parapagimi mujor për shfrytëzimin e shërbimit është 29 denarë.

A1 Net Protect Ju siguron mbrojtje nga:

Phishing
Phishing

Përpjekje për të marrë të dhënat personale përmes një email adrese ose faqe interneti të rremë, ose një tentativë për vjedhje identiteti.

Malware
Malware

softuer malicioz që hyn në pajisjen Tuaj dhe shkakton dëme. Shembuj të njohur janë viruset dhe trojanët.

Botnets
Botnets

Keqpërdorim i pajisjes Tuaj për të dërguar mesazhe të padëshiruara, viruse ose të dhëna personale pa e vënë re.

Spamsites
Spamsites

vebfaqe që shfaqin reklama të rreme që premtojnë, për shembull, përfitime, zbritje, shpërblime ose çmime të volitshme.

Compromised
Compromised

Faqet e internetit të hakuara që përdoruren për të shpërndarë softuer malicioz

Cryptomining
Cryptomining

Gjenerimi i valutave digjitale (për shembull, bitcoins). Sulmuesit përpiqen të "gërmojnë" monedhat digjitale me ndihmën e harduerit Tuaj dhe pa dijeninë Tuaj. Kjo e bën pajisjen Tuaj më të ngadalshme dhe konsumon energjinë Tuaj elektrike.

A1 Net Protect ju ofron siguri në nivel rrjeti, gjë që e bën të vështirë për sulmuesit qasjen në të dhënat Tuaja. Kjo do të thotë që ndërsa jeni të lidhur me rrjetin celular të A1 (brenda dhe jashtë vendit), shërbimi zbulon dhe bllokon automatikisht faqet e internetit dhe aplikacionet e pasigurta, duke Ju dërguar njoftim për një internet kërcënim të zbuluar.

Përmes portalit A1 Net Protect, në çdo kohë mund të shikoni nga cilat kërcënime është mbrojtur pajisja Juaj derisa keni bërë surfim në rrjetin A1. Këtu mund të zgjidhni vetë nga se do t'Ju mbrojë shtesë shërbimi.

Pasqyra dhe cilësimet
A1 Net Protect

Mënyra e aktivizimit / deaktivizimit:

PROVOJENI FALAS! Aktivizoni shërbimin A1 Net Protect për 1 muaj FALAS dhe surfoni sigurt në rrjetin celular të A1.
Shërbimi është në dispozicion për të gjithë A1 shfrytëzuesit celuar.

SMS Activate
Për aktivizim

Dërgoni SMS me tekst START PROTECT NË 140 007

Për deaktivizimin

Dërgoni SMS me tekst STOP PROTECT NË 140 007

Mojot A1

Në aplikacionin A1 Im, shkoni te pjesa
Pakot > Shërbimet kombëtare në dispozicion > A1 Net Protect

Contact Center

Duke telefonuar në Kontakt Qendrën në 077 1234

A1 Store

Në sallonin shitës më të afërt A1

Shërbimi është në dispozicion vetëm përmes rrjetit celular të A1 dhe nuk është i nevojshëm instalimi i softuerit shtesë. Pas skadimit të test periudhës, parapagimi mujor për shfrytëzimit të shërbimit është 29 denarë.

Pasqyra dhe cilësimet për A1 Net Protect

Përmes portalit A1 Net Protect, në çdo kohë mund të shikoni nga cilat kërcënime është mbrojtur pajisja Juaj derisa keni bërë surfim në rrjetin A1. Këtu mund të zgjidhni vetë nga se do t'Ju mbrojë shtesë shërbimi. Ju mund të zgjidhni nga:

  • Siguria
    Uebfaqe/aplikacione me kërcënime kibernetike dhe viruse;
  • Përmbajtje për të rritur
    Kjo kategori përfshin faqet e internetit/aplikacionet që përmbajnë pornografi, lojëra të fatit ose armë;
  • Krimi
    Kjo kategori përfshin faqet e internetit/aplikacionet që kanë lidhje me drogën, racizmin, dhunën dhe terrorizmin;
  • Reklamimi Kjo kategori përfshin faqet e internetit që përmbajnë reklama, ueb dhe sisteme emaili që gjurmojnë aktivitetet e përdoruesve.
A1 Net Protect Portal

Ju mund të hyni në portal në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Hyrje automatike - kur të hyni në linkun e hyrjes, duhet të keni një lidhje interneti celular përmes së cilës do të njiheni automatikisht dhe do t'Ju lejohet qasja
  • Hyrje me numrin e telefonit - shkruani numrin tuaj dhe kodin që do të merrni me SMS
  • Hyrje me emrin e shfrytëzuesit dhe fjalëkalimin e A1 Im.

FAQ

Shërbimi A1 Net Protect është i integruar në rrjetin celular të A1 Maqedonisë. Shërbimi zbulon automatikisht faqet e internetit dhe aplikacionet e pasigurta që i bllokon përpara se të mund t'i qaseni, duke ju mbrojtur kështu nga softuerët e pasigurt.

Shërbimin A1 Net Protect mund të aktivizoni duke dërguar një SMS mesazh me tekstin "START PROTECT" në numrin 140007 ose përmes aplikacionit A1 Im në pjesën Pakot > Shërbimet Kombëtare në dispozicion > A1 Net Protect.

A1 Net Protect funksionon përmes të gjitha pajisjeve celulare, pasi funksionon përmes rrjetit celular të A1 Maqedonisë.

Rreziqet gjatë përdorimit të internetit ekzistojnë edhe nëse e përdorni atë përmes telefonit celular ose tabletit. Ashtu si kur përdorni internetin në një laptop ose kompjuter PC, ju mund të ekspozoheni ndaj rreziqeve në sfond përmes celularit Tuaj dhe nuk mund t'i shihni ato menjëherë.

Jo, nuk kërkohet asnjë aplikacion i veçantë për të aktivizuar dhe përdorur shërbimin A1 Net Protect.

Po, shërbimi A1 Net Protect Ju mbron sa herë që përdorni internetin përmes rrjetit celular të A1 Maqedoni.

Po, nëse pajisja, në të cilën është aktiv A1 Net Protect ka të aktivizuar Hotspot, edhe pajisjet tjera që përdorin pajisje përmes atij Hotspot-i do të mbrohen gjatë përdorimit të internetit celular.

A1 Net Protect zbulon një kërcënim sapo vjen në kontakt, duke bllokuar qasjen në faqen e internetit ose aplikacionin.

Çmimi mujor për shërbimin pas përfundimit të periudhës promotive është 29 denarë. Në muajin pas shfrytëzimit të periudhës promotive, pagesa është proporcionale me ditët në të cilat është tarifuar shërbimi. Deaktivizimi evidentohet menjëherë në momentin kur kërkohet, por kryhet në fund të periudhës përllogaritëse. Kjo do të thotë se në rast të deaktivizimit të shërbimit, shfrytëzuesi mund ta përdorë atë edhe pas momentit të deaktivizimit të kërkuar deri në skadimin e periudhës aktuale përllogaritëse, për të cilën tarifohet e gjithë shuma e parapagimit mujor.

Ne ju rekomandojmë të ndiqni rekomandimet dhe njoftimet nga A1 Net Protect, por nëse megjithatë e vizitoni atë atëherë jeni ekspozuar në rrezik dhe duhet të jeni të vetëdijshëm për rreziqet që po ndërmerrni.

A1 Net Protect përmban një bazë të dhënash të faqeve të internetit dhe aplikacioneve të pasigurta që janë identifikuar më parë në nivel global. Shërbimi zbulon automatikisht nëse faqja e internetit që kërkoni është e pasigurt, dmth. ka viruse, malware ose është një faqe për vjedhjen e të dhënave personale (phishing site). Kjo bazë të dhënash po përditësohet vazhdimisht.

Shërbimi A1 Net Protect funksionon edhe në roaming sa herë që përdorni internetin celular (në roaming), pavarësisht se me cilin operator jeni lidhur.

Shërbimi A1 Net Protect ofron më shumë opsione sesa thjesht mbrojtje gjatë përdorimit të internetit celular. Për më tepër, mund të aktivizoni cilësimet për:

  • Faqet e internetit/Aplikacionet me përmbajtje argëtuese. Kjo pjesë mund të ofrojë qasje në këtë lloj uebfaqesh/Aplikacione në kohë të caktuar të ditës;
  • Uebfaqe/Aplikacione me përmbajtje të dhunshme;
  • Uebfaqe/Aplikacionet me përmbajtje për të rritur;
  • Uebfaqe/Aplikacione për reklamim.

Të gjitha cilësimet mund të bëhen përmes portalit të A1 Net Protect www.a1.mk/netprotect dhe në të mund të qaseni përmes "Hyrje automatike" (kur të qaseni në link, duhet të keni internet celular të kyçur përmes të cilit do të njiheni automatikisht dhe do t'ju lejohet qasja) ose përmes metodave të tjera standarde të qasjes me SMS PIN ose me Ai Im emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Rekomandohet që shfrytëzuesit të hyjnë përmes "Hyrjes automatike".

Shërbimin A1 Net Protect mund ta deaktivizoni duke dërguar një SMS mesazh me tekst “STOP PROTECT” në numrin 140007 ose nëpërmjet aplikacionit A1 Im në pjesën Pakot> Shërbimet Kombëtare në dispozicion > A1 Net Protect.

Lista e faqeve dhe aplikacioneve të pasigurta përditësohet vazhdimisht me çdo kërcënim të zbuluar.

Nuk ka kufizim se cilat dhe sa faqe interneti mund të futen në listën e bardhë ose në listën e zezë përmes portalit A1 Net Protect.

Nuk ka asnjë kufizim kohor për ndryshimin e listës së bardhë dhe listës së zezë përmes portalit A1 Net Protect.

Ndryshimi i një uebfaqe të caktuar (nga lista e bardhë në listën e zezë dhe anasjelltas) që duhet të bëhet manualisht nga përdoruesi përmes portalit të A1 Net Protect, aplikohet pas 15 minutash.

Rrjeti celular i A1 Maqedonisë është i sigurt, por është e mundur kur përdorni internetin celular të qaseni në faqet e internetit ose aplikacionet që nuk janë të sigurta. Meqenëse nuk mund të jeni kurrë i sigurt nëse një link, faqe interneti ose aplikacioni është i sigurt, shërbimi A1 Net Protect do t'Ju mbrojë nga ky lloj kërcënimi në internet.

A1 Net Protect funksionon ekskluzivisht përmes rrjetit celular të A1 Maqedonisë, NUK funksionon kur shfrytëzuesit përdorin internet në celular përmes Wi-Fi.