Shërbimi VoLTE (Voice over LTE)

Shërbimi VoLTE (Voice over LTE) është transmetimi i shërbimeve me zë përmes rrjetit 4G. Deri më tani, 4G/LTE përdorej vetëm për shërbimet e të dhënave, ndërsa shërbimet me zë tashmë mundësohen përmes teknologjive 2G dhe 3G. Me VoLTE, zëri mbetet në të njëjtën teknologji ndërsa gjatë telefonatës, shpejtësitë e internetit nuk do të ndryshojnë.

Duke aktivizuar shërbimet VoLTE, ju fitoni:

  • cilësi më të mirë të zërit dhe qartësi zëri në thirrjet;
  • Kohë të reduktuar për vendosjen e thirrjes;
  • Gjatë thirrjeve, interneti celular mbetet në 4G LTE dhe nuk bie në 3G;
  • Kursimi i baterisë.
Mënyra e aktivizimit

Shërbimi VoLTE aktivizohen manualisht, direkt përmes pajisjes Tuaj. Rruga e aktivizimit është e shfaqur për secilin nga prodhuesit që mundësojnë këtë shërbim:

Xiaomi

Hyni në pjesën Settings > SIM cards & mobile networks > SIM Card Settings > aktivizoni Use VoLTE.

Samsung

Hyni në pjesën Settings > Connections > Mobile Networks > aktivizoni VoLTE calls.

Huawei

Hyni në pjesën Settings > Mobile Network > Mobile data > aktivizoni VoLTE calls.

ZTE & Alpha

Hyni në pjesën Settings >Network & Internet > Mobile Network > Advanced > aktivizoni Enable VOLTE call.

Shërbimin mund ta aktivizojnë të gjithë postpejd shfrytëzuesit celular të A1 që kanë pajisje të aktivizuara me VoLTE për rrjetin A1 Maqedoni.

Për ta mundësuar këtë, pajisjet duhet të kenë veçori VoLTE dhe të kenë softuerin e nevojshëm. Karakteristikat e VoLTE për secilën pajisje deklarohen nga prodhuesi, ndërsa softueri për secilën pajisje zhvillohet veçmas nga prodhuesi dhe pasi të jetë në dispozicion, shfrytëzuesit do të duhet të shkarkojnë dhe përditësojnë pajisjen.

Për më shumë informata, lexoni Pyetjet e parashtruara mëpër shpesh ose telefononi në Kontakt qendrën në 077 1234.