Këshilla për roaming përpara se të udhëtoni

Nëse dëshironi të përdorni roaming shërbime jashtë vendit, është mirë që të përgatiteni përpara se të udhëtoni.

Ju rekomandojmë që të kontrolloni cilësimet e pajisjes celulare, si dhe të aktivizoni pako shtesë për thirrje, mesazhe SMS dhe internet celular në roaming.

Të gjitha aktivizimet dhe deaktivizimet e pakove dhe shërbimeve shtesë mund t’i bëni më thjesht përmes aplikacionit celular A1 Im.

Nëse nuk keni profil në A1 Im, mund të regjistroheni/krijoni një profil këtu, ose të shikoni video tutorialin tonë në kanalin YouTube të kanalit A1 А1 Im - Instalimi i aplikacionit celular dhe krijimi i profilit.

 

 

Përgatituni para se të udhëtoni

Çfarë duhet bërë para udhëtimit?

Kontrolloni nëse keni ndalesë aktive për roaming Së pari, kontrolloni nëse keni ndalesë aktive për përdorim të internetit në roaming ose nëse keni ndalesë për roaming të plotë (internet, thirrje dhe SMS mesazhe). Kontrollin mund ta bëni me thirrje në Kontakt qendrën në numrin 077 1234 ose përmes aplikacionit A1 Im, në këtë mënyrë:

  • hyni në aplikacionin A1 Im
  • në menynë e poshtme zgjidhni "Pakot"
  • më pas, në pjesën "Shërbimet aktive", kontrolloni nëse opsionet "Ndalesa për internetit në roaming" dhe "Ndalesa për roaming të plotë" janë zgjedhur tashmë (√).

Nëse keni ndalesë aktive, këto opsione (njëra ose të dyja) do t’Ju selektohen (√) dhe të njëjtat duhet t'i deaktivizoni, domethënë t'i deselektoni, me çka përdorimi i roamingut do t’Ju mundësohet.

E rëndësishme: Pasi të bëni deaktivizim të ndalesave për roaming, sigurohuni që fillimisht ta aktivizoni dhe më pas ta deaktivizoni opsionin "Airplane Mode" në celularin Tuaj ose të bëni Restart të telefonit nëse e dini PIN kodin të SIM kartelës Tuaj.

Gjithashtu, deaktivizimin e ndalesës për roaming mund ta bëni edhe përmes:

  • dërgimit të SMS mesazhit në numrin 140050 me tekst START INTERNET, për të mundësuar internet në roaming.
  • dërgimit të SMS mesazhit në numrin 140353 me tekst START ROAMING, për të mundësuar roaming shërbime të plota (internet, thirrje dhe SMS mesazhe)
  • thirrje në Kontakt qendrën në numrin 1234.

Activating roaming ban

If you want to activate the option “Complete roaming ban” or just the option “Ban on roaming internet data”, you can do that as follows:

  • log into the My A1 app
  • in the bottom menu, select “Packages”
  • next, in the “Other Services” section, check (√) the options “Ban on roaming internet data” and/or “Complete roaming ban”.

Moreover, the roaming ban can also be activated as follows:

  • by sending SMS at 140050 with text “STOP INTERNET” to disable the internet data in roaming option
  • by sending SMS at 140353 with text “STOP ROAMING” to disable the roaming option completely
  • by calling the Contact Center at 1234. A fee of 90 MKD applies.

 

A keni pako aktive shtesë në roaming?

Kontrolloni nëse modeli Juaj tarifor përfshin roaming shërbime ose tashmë keni aktivizuar një roaming pako. Ju mund ta bëni këtë më thjesht përmes A1 Im.

  • Hyni në A1 Im.
  • Lëvizni poshtë dhe shtypni butonin "Më shumë".
  • Në pjesën Shërbime aktive, kontrolloni nëse keni roaming shërbim të aktivizuar ose nëse tashmë keni aktivizuar një roaming pako.

Aktivizoni roaming pako shtesë

Përpara se të aktivizoni roaming pako shtesë, në A1 Im, në pjesën "Shërbime aktive", kontrolloni nëse keni ndalesa aktive për roaming shërbime dhe të njëjtat duhet t'i deaktivizoni.

  • Hyni në A1 Im.
  • Nga menyja e poshtme, shtypni butonin "Pako".
  • Lëvizni poshtë dhe në menynë "Roaming shërbimet në dispozicion", shtypni butonin "Më shumë".
  • Duke shtypur katrorin e bardhë, do të aktivizoni pakon shtesë.
  • Kontrolloni për cilët operatorë është e vlefshme pakoja e aktivizuar dhe zgjidhni manualisht atë operator kur jeni në roaming.

Konfigurimi i pajisjes celulare

Që të mund të përdorni roaming shërbimet jashtë vendit, duhet të bëni cilësime në pajisjen Tuaj celulare.

  • Hapni menynë " Settings" dhe kërkoni "Mobile networks".
  • Konfiguroni kërkimin e rrjetit celular nga "Automatik" në "Manual".
  • Kërkoni "Data Roaming"
  • Vendosni "International Roaming" të jetë gjithmonë aktiv në meny.

Aktivizimi i roaming pakove shtesë dhe konfigurimi i pajisjeve mobile në roaming

Shikoni videon dhe përdorni këshillat praktike për konfigurimin e pajisjes Tuaj celulare përpara se të udhëtoni jashtë vendit.

Në kanalin A1 YouTube të A1 Guru do të keni mundësi të shikoni video tutoriale që do t'Ju japin informata të hollësishme për të gjitha shërbimet dhe produktet tona.