Roadside
Assistance

Ndihmë në rrugë

A1 Maqedoni, në bashkëpunim me ORYX Assistance, Jua ofron shërbimin Roadside Assistance - ndihmë në rrugë, i cili Ju mundëson të udhëtoni të relaksuar me automjetin Tuaj, pa u shqetësuar për defektet e mundshme apo aksidente trafiku gjatë udhëtimit, në vend apo jashtë vendit. Shërbimi është në dispozicion për të gjithë A1 postpejd përdoruesit celular (persona fizik dhe juridik), me lidhjen e kontratës në 24 muaj.

Pakot Roadside Assistance

Në dispozicion janë 3 pako, të cilat u referohen udhëtimeve në Maqedoni, në rajon dhe në Evropë dhe Ju mundësojnë përfitime të përshtatshme.

Pakoja Rajon

  • Greqi
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Serbi
  • Bosnjë e Hercegovinë
  • Kroaci
  • Bullgari
  • Mal të Zi
Road Assistance Maqedoni Rajon Europë
Riparim automjeti 7.500 den. 12.500 den. 17.000 den.
Transporti i automjetit 12.000 den. 23.000 den. 34.000 den.
Automjeti zëvendësues 1 ditë
3.100 den./ditë
2 ditë
3.100 den./ditë
3 ditë
3.100 den./ditë
Transporti alternativ 5.000 den. 9.000 den. 18.000 den.
Dorëzimi i karburantit Deri në 20l, numër i pakufizuar herë
Aplikacioni Drive Аngel* pa kufi
Akomodimi në hotel / deri 3 ditë
3.100 den. në ditë/për person
deri 4 ditë
3.100 den. në ditë/për person
Vlera e mbulimit të pakos* 27.600 den. 50.700 den. 78.300 den.
 
Parapagimi mujor 79 den.
muaj
99 den.
muaj
129 den.
muaj
Kontakt qendra - Në dispozicion pakufi 24/7

Të gjitha përfitimet e dhëna në tabelë i referohen periudhës prej 12 muaj.

*Vlera e mbulimit të pakos - vlerat e deklaruara nuk përfshijnë përfitimet për përdorim të pakufizuar të shërbimit të dorëzimit të karburantit dhe shërbimit të akomodimit në hotel për shoferin dhe pasagjerët, maksimumi deri në 4 ditë, sipas pakos, deri në shumën e përgjithshme prej 3.100 denarë në ditë dhe për person

Përfitimet që merrni me shërbimin Roadside Assistance

  • Riparimi i automjetit në rast defekti
  • Asistencë në rastet e: karburantit të mbushur gabimisht, nevojës për mbushje karburanti, ndërrimi i rrotave dhe gomave, ndërrimi ose karikimi i baterisë, zhbllokimi i automjetit të kyçur (në mënyrë mekanike, elektronike)
  • Transporti/tërheqja e një automjeti në shërbimin më të afërt ose vendndodhjen e zgjedhur nga i siguruari
  • Organizimi dhe përdorimi i një automjeti zëvendësues
  • Akomodimi në hotel për shoferin dhe pasagjerët e tjerë në automjet
  • Vazhdimi i udhëtimit me transport alternativ
  • Përdorimi falas dhe i pakufizuar i aplikacionit inovativ Drive Angel

Drive Angel

  • Aplikacioni Drive Angel monitoron udhëtimin Tuaj dhe, në rast nevoje, dërgon sinjal në qendrën e kontaktit ORYX për ndihmë
  • Aplikacioni i vetëm për përdorimin e ndihmës në rrugë dhe asistenca të tjera
  • Në rast defekti të automjetit, klienti mund të kërkojë ndihmë në rrugë me një klikim dhe të vazhdojë udhëtimin pa u shqetësuar
  • Nëse përdoruesi vozit për një kohë të gjatë pa pushim, nëse drejton shumë shpejt ose nëse ka zhurmë më shumë se normale në automjet, aplikacioni Drive Angel paralajmëron përdoruesin për të parandaluar një aksident të mundshëm
  • Mundësi për të ndarë dhe ndjekur udhëtimin përmes Viber, WhatsApp, Facebook, SMS, Email.

Kur dhe si mund të përdoren shërbimet?

Në rast se automjeti është i palëvizshëm ose nuk mund të përdoret në mënyrë të sigurt, duhet të telefononi në Qendrën e Kontaktit në numrin pa pagesë 0800 22 202 për thirrje nga Maqedonia ose në numrin +389 23 204 032 për thirrje nga jashtë. Numrat janë në dispozicion 24 orë në ditë, 365 ditë në vit.

Më shumë informata rreth Roadside Assistance mund të gjeni këtu.

Për shërbimin Roadside Assistance - ndihmë në rrugë, zbatohen në mënyrë të duhur dhe vlejnë dispozitat nga Kushtet e përgjithshme që janë në dispozicion në linkun e mëposhtëm.

Për aplikacionin Drive Angel, janë të zbatueshme dhe të vlefshme dispozitat e Kushteve të Përgjithshme, të cilat janë në dispozicion në linkun e mëposhtëm.