A1 Pulse, pripejd tarifë për komunikim të relaksuar

 

Si A1 Pulse shfrytëzues me çdo rimbushje të A1 Pripejd llogarisë tënde e fiton opsionin tarifor A1 Pulse+ me të cilën në 30 ditët e ardhshme, ke mundësi të bisedosh, surfosh, dërgosh SMS dhe MMS për dyfish çmim më të ulët.

A1 Pulse+ Çmimi (den./min)
Drejt të gjitha rrjeteve kombëtare 2,9
Vendosja e telefonatës 2,9
SMS (den/mesazh) drejt të gjitha rrjeteve kombëtare 2,9
Internet (den/MB) 2,9

Në qoftë se tani më je A1 Pripejd shfrytëzues i ndonjë prej tarifave ekzistuese, dhe dëshiron të transferohesh në A1 Pulse, gjithçka duhet të bësh është të dërgosh SMS në 14712 me tekst Pulse, me çka në 30 ditët e ardhshme automatikisht do ta fitosh opcionin tarifor A1 Pulse+. Për të vazhduar shfrytëzimin e A1 Pulse+ duhet të bësh rimbushje të llogarisë, në të kundërtën do të vazhdosh ta shfrytëzosh tarifën A1 Pulse.

A1 Pulse Çmimi (den./min)
Drejt të gjitha rrjeteve kombëtare 5,9
Vendosja e telefonatës 2,9
SMS (den/mesazh) drejt të gjitha rrjeteve kombëtare 5,9
Internet (den/MB) 5,9

Bisedat tarifohen në minutë, kurse interneti tarifohet në çdo 10 KB.

 

A1 Friends – biseda falas me të gjithë A1 Pripejd shfrytëzuesit

Në qoftë se dëshiron 30 ditë të kënaqesh në biseda falas me të gjithë A1 Pripejd shfrytëzuesit si A1 Pulse shfrytëzues, dërgo SMS në 1464 me përmbajtje START për ta aktivizuar pakon A1 Friends me çmim prej 59 den. Pas skadimit të 30 ditëve, pakoja automatikisht vazhdohet, derisa shfrytëzuesi nuk e deaktivizon atë. Në qoftë se nuk dëshiron të bisedosh falas me të gjithë A1 Pripejd shfrytëzuesit, pakon A1 Friends mund ta deaktivizosh duke dërguar SMS në numrin 1464.

Për të kontrolluar deri kur është valide pakoja e aktivizuar A1 Friends dërgo SMS me tekst STATUS në numrin 1464.