Për donacione

Ne kujdesemi dhe dëshirojmë t’ju ndihmojmë atyre të cilëve kanë më së shumti nevojë, sëbashku me nëpunësit tanë, ku poashtu ne si korporatë në shumë raste jemi iniciator kryesorë të shfaqjeve dhe evenimenteve të ndryshme humanitare mirpo shumica e këtyre janë pak të njohura për pubilkun. Aktivitetet e këtilla na mundësojnë që të ju ofrojmë gëzim shtresës nevojtare dhe lumturi më të vegjëlve.

Ne kujdesemi për gjeneratën e re, për ambientin e ynë jetësor dhe për mirqenien e të gjithëve.

Informata për hapjen e numërit për donacione në А1Makedonija
Të gjithë që kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje nga njerëz human, A1 Makedonija ofron mundësi për hapjen e numrave të veçantë për donacione, përmes të cilëve shfrytëzuesit e shërbimeve të A1 do të mund ta shprehin anën e tyre humane, me donacion të thjeshtë përmes celularëve të tyre. Në këtë mënyrë, A1 Makedonija inkurajon humanitetin tek njerëzit, me qëllim për të ndihmuar personat të cilat kanë nevojë për ndonjë ndërhyrje kirurgjike apo mjekim. Donacioni bëhet përmes thirrjes telefonike nga ana e shfrytëzuesve të A1 Makedonija, dhe gjatë çdo thirrjeje donohen 100 denarë.

Për hapjen e numërit për donacione për persona fizik, dokumentet e duhura janë:

  • Kërkesë e plotësuar
  • Kërekesë e plotësuar dhe COVID 19
  • VSD dokument për persona fizik
  • Vërtetim për diagnosë medicinale nga institut i autorizuar
  • Letër nga instituti medicinal për mjekim/operim
  • Kopje e numërit llogarisë rrjedhëse
  • Pro-faturë për trajtim/operacion
  • Kopje e letërnjoftimit (Mbajtësi i llogarisë bankare duhet të jetë i rritur)
  • Përderisa numri për donacione është kushtuar fëmijëve, atëherë kopje e çertifikatës së lindjes është e nevojshme
  • Vendi i Aplikimit

Dokumentet e lartëpërmendura duhet të dërgohen me postë ose të dorzohen personalisht në adresën: Ploshtad Presveta Bogorodica nr. 1, 1000 Shkup me mbishkrimin “Lutje për hapjen e numërit për donacione – për sektorin e komunikimit korporativ”

Njofitme për kërkuesit

  • Mundësitë teknike për numrat për donacione janë të kufizuara, përderisa kohëzgjatëja maksimale e numërave për donacione është tre muaj. Pas dorzimit të dokumentacionit person i autorizuar i A1 Makedonija do të ju kontaktojë të ju informojë nëse kërkesa juaj është pranuar.
  • Me pranimin e kërkesës A1 Makedonija, do të emërojë linjë të posaçme për donacione. Në numërin për donacione, nëpërmes thirrjes që do të kushtoj 100 denarë, mund të kryejnë donacione vetëm shfrytëzuesit e A1 Makedonija, përderisa shfrytëzuesit e operatorëve të tjerë nuk do të kenë mundësinë që të kryejnë doncaione në këto numëra.
  • Pagesa e shumës së mbledhur nga shfrytëzuesit e A1 Makedonija kryhet nëpërmes kontratës së nënshkruar për Donacione.
  • Shuma e plotë e mbledhur nga shfrytëzuesit e A1 Makedonija i paguhet kërkuesit të donacionit nga ana e A1 Makedonija. Shuma e tatimit personal tërhiqet nga kjo shumë.
  • Të dhënat personale të aplikuesit përdoren veçanërisht për këtë qëllim. Mbrojtja e të dhënave është e garantuar në pajtueshmëri të plotë me ligj.
  • A1 Makedonija do ta shfaqë numërin për donacion në uebfaqen e A1 Makedonija. Kërkuesi është personalisht dhe financiarisht përgjegjës për të gjithë mënyrat e komunikimit publik.

Për hapjen e numrit për donacione për persona juridik, të nevojshme janë dokumentet në vijim:

  • Kërkesë e plotësuar
  • VSD dokument 
  • Përshkrim i projektit për të cilin është i paraparë numëri për donacione
  • Përshkrim i personit juridik, biografi e shkurtër, projekte dhe plane pune të realizuara
  • Vërtetim nga Regjistri qëndror jo më shumë i vjetër se 6 muaj
  • Dokumente të tjera të nevojshme që e vërtetojnë lidhjen me projektin

Njofitme për kërkuesit:

  • Shoqatat me përgjegjësi sociale (ato të cilat në punën e tyre nxisin iniciativa për ndihmë ndaj grupeve shoqërore nevojtare ) kanë prioritet ndaj hapjes së numërit për donacione
  • Mundësitë teknike për numrat për donacione janë të kufizuara, përderi sa kohëzgjatëja maksimale e numërave për donacione për persona juridik është një vit. Pas dorzimit të dokumentacionit person i autorizuar i A1 Makedonija do të ju kontaktojë të ju informojë nëse kërkesa juaj është pranuar.
  • Në bazë së kërkesës së pranuar, A1 Makedonija, do të emërojë linjë të posaçme për donacione. Në numërin për donacione, nëpërmes thirrjes që do të kushtoj 100 denarë, mund të kryejnë donacione vetëm shfrytëzuesit e A1 Makedonija, përderisa shfrytëzuesit e operatorëve të tjerë nuk do të kenë mundësinë që të kryejnë doncaione në këto numëra.
  • Pagesa e shumës së mbledhur nga shfrytëzuesit e A1 Makedonija kryhet nëpërmes kontratës së nënshkruar për Donacione.
  • Shuma e plotë e mbledhur nga shfrytëzuesit e A1 Makedonija i paguhet kërkuesit të donacionit nga ana e A1 Makedonija. Shuma e tatimit personal tërhiqet nga kjo shumë.
  • Të dhënat personale të aplikuesit përdoren veçanërisht për këtë qëllim. Mbrojtja e të dhënave është e garantuar në pajtueshmëri të plotë me ligj.
  • A1 Makedonija do ta shfaqë numërin për donacion në uebfaqen e A1 Makedonija. Kërkuesi është personalisht dhe financiarisht përgjegjës për të gjithë mënyrat e komunikimit publik.

Hapje e numrit për donacione

Shënoni emrin dhe mbiemrin e personit për të cilin kërkohet numri për donacion

1. Kërkesën e plotësuar me shkrim*
.pdf
2. VSD dokumentin për persona fizik*
.pdf
3. Vërtetim për diagnozë mjekësore, të lëshuar nga një institucion i autorizuar*
.pdf
4. Udhëzim për mjekim/operacion të mëtejmë në vend/jashtë vendit
.pdf
5. Letër nga institucioni mjekësor për operacionin/mjekimin e caktuar
.pdf
6. Pro-fakturë për mjekim/operacionа*
.pdf
7. Kopje nga xhirollogaria/transakcioni (llogaria patjetër duhet të jetë e një personi të moshës madhore)*
.pdf
8. Kopje e letërnjoftimit*
.pdf
9. Nëse numri është i dedikuar për person të mitur, nevojitet që të parashtroni një kopje të certifikatës nga libri amë i të lindurve
.pdf
10. Dokumente tjera
.pdf
Dokumentet e shënuara me * janë të obligueshme