Interneti nuk është vetëm lojë...
Kliko sigurt!

Të udhëhequr nga përkushtimi ynë për promovimin e vlerave të mirëfillta shoqërore, plotësisht jemi të angazhuar në mbështetjen e projekteve për mirqenie shoqërore.

Me realizimin e programit edukativo-inovativ nën moton “Interneti nuk është vetëm lojë, Kliko sigurt. . “ i dedikuar për pjesëtarët e gjeneratave më të reja, nëpunësit tanë nëpërmes ligjeratave dhe prezentimeve interaktive, të krijuara apostafat për nxënësit e klasës së IV, ndihmuan në pasurimin e diturisë së tyre për internetin, dhe i njohtuan se si të jenë të sigurt në rrjetin global duke i ruajtur të dhënat e tyre personale.

Programi u realizua me mbështetje të Ministrisë së arsimit dhe shkencës, me aprovim të Byros për zhvillim të arsimit. Në valën e parë të aktiviteteve në periudhën Shkurt – Qershor të vitit 2018 u përfshinë mbi 700 nxënës nga 10 shkolla fillore të qytetit të Shkupit, kurse në vitin shkollor 2018/2019 u përfshinë më shumë se 1200 nxënës nga 20 Komuna në shtetin tonë.