Zgjidhje të sigurisë

A1 Endpoint Protect
Shërbim për mbrojtjen e pajisjeve Tuaja të fundit

Me shërbimin A1 Endpoint Protect, ju mund të mbroni pajisjet tuaja të fundit (endpoints) nga sulmet kibernetike. Ky shërbim përfshin njohjen e sulmeve, parandalimin ose kufizimin e tyre dhe Ju mundëson të analizoni sulmet që kanë ndodhur duke përdorur mjetet e përfshira në shërbim.

Duke marrë parasysh se numri më i madh i sulmeve kibernetike fillojnë nga pajisjet e fundit të përdoruesve, mbrojtja e avancuar e pajisjeve të fundit është element kyç në mbrojtjen kibernetike moderne të çdo organizate.

A1 Endpoint Protect ju mundëson mbrojtje më të avancuar dhe të integruar nga sulmet kibernetike, me zbulimin më efektiv të tyre.

Shërbimi Ju mundëson:

  • Desktop aplikacion për të mbrojtur pajisjen e fundit
  • Mbrojtje nga sulmet me ndihmën e Inteligjencës Artificiale (AI)
  • Parandalim të sulmeve pa skedarë
  • Izolim (karantina) të pajisjes së caktuar nga rrjeti
  • Reagim autonom ndaj kërcënimeve (heqje/izolim) (Win, Mac, Linux)
  • Riparim autonom (parandalim ose sanim) i dëmit (Win, Mac)
  • Rikthim autonom (roll-back) i sistemit operativ (Win)
  • Zbulim të pajisjeve jo të besueshme
  • Menaxhim me firewall
  • Skanim të dobësive të aplikacioneve të instaluara

A1 Endpoint Protect ju mundëson mbrojtje më të avancuar dhe të integruar kundër sulmeve kibernetike, me zbulimin më efektiv të tyre.

A1 Endpoint Protect përfshin licenca për produktet softuerike të sigurisë nga SentinelOne, një nga prodhuesit kryesor në botë të softuerit të mbrojtjes endpoint, bazuar në platformën SaaS të SentinelOne - Singularity Platform. Burimet e nevojshme për përdorimin e shërbimit dhe softuerin e prodhuesit (System requirements) janë të listuara në faqen e internetit të SentinelOne.

Një pjesë e klientëve tonë