Përkrahje për shfrytëzuesit
Si ta paguaj faturën time?
Ju mund të paguani faturën tuaj A1 falas, shpejt lehtë dhe thjeshtë, përmes:
• Aplikacionit celular A1 Im, në pjesën "Fatura"
• me hyrje në veb-portalin "A1 Im", në pjesën "Fatura"
• veb-faqe tonë në linkun në vijim:
https://www.a1.mk/plati-smetka
• në sallonet shitës të A1, përmes terminalëve të vetë-pagesës
Ju gjithashtu mund të paguani faturën në sportelet në vendet e shitjes të A1, me një tarifë në vlerë prej 15 denarë për çdo transaksion. Tarifa do të faturohet në faturën e ardhshme mujore.
Për më tepër, ju mund të paguani faturën tuaj A1 në:
• postë, duke bashkangjitur A1 faturën Tuaj ose me transfer (fletë pagese)
• Bankë: në mënyrë elektronike, në sportel ose me fletë pagesë në ncilëndo nga llogaritë e mëposhtme të transaksionit: NLB Banka 210-0706831002-12, Stopanska Banka 200-0029212758-54, Komercijalna Banka 300-0000038962-35, Halkbank 270-0706831001-22.
• përmes bankomatit të Stopanska Banka ose NLB Banka
Nëse paguani me transfer, përmes Postës / Bankës në fletëpagesën duhet të futni të dhënat e mëposhtme:
- në fushën "Llogaria e transaksionit të marrësit", futni një nga llogaritë e transaksionit të A1 (të cilat janë të dhëna edhe në faturën tuaj elektronike dhe në letër)-NLB Banka 210-0706831002-12, Stopanska Banka 200-0029212758-54, Komercijalna Banka 300- 0000038962-35, Halkbank 270-0706831001-22.
- Në fushën "Numri i thirrjes", sigurohuni që të futni numrin e saktë të A1 faturës Tuaj, të cilën e paguani, pa tekst shtesë
Numrin 12-shifror i faturës Tuaj A1 mund ta gjeni:
- në aplikacionin celular "A1 Im", në pjesën "Fatura" (kur zgjidhni faturën për muajin përkatës, në pjesën "Informata për faturë")
- në ueb aplikacionin "A1 Im" në pjesën "Fatura" (në kolonën ku shënon emri "Numri i faturës")
- në e-mailin e dërguar nga A1 (nëse jeni regjistruar për të marrë fatura elektronike)
- në A1 faturën Tuaj (elektronike dhe të shtypur)
- duke dërguar SMS me çfardo përmbajtje nga numri juaj i telefonit në numrin falas 14 500 dhe do të merrni një mesazh kthyes, me informacion në lidhje me numrin e faturës (ky shërbim është i vlefshëm vetëm për persona fizik, shfrytëzuesit e linjave celulare)
- nëse telefononi në kontakt qendrën të A1 në numrin e telefonit 077 1234
Shikoni videon e mëposhtme që do t'ju ndihmojë të paguani faturën tuaj në internet - hap pas hapi: