Përkrahje për shfrytëzuesit

Si ta paguaj faturën time?

Ju mund të paguani faturën tuaj A1 falas, shpejt lehtë dhe thjeshtë, përmes:

• Aplikacionit celular A1 Im, në pjesën "Fatura"

• me hyrje në veb-portalin "A1 Im", në pjesën "Fatura"

• veb-faqe tonë në linkun në vijim:

https://www.a1.mk/plati-smetka

• në sallonet shitës të A1, përmes terminalëve të vetë-pagesës

 

Ju gjithashtu mund të paguani faturën në sportelet në vendet e shitjes të A1, me një tarifë në vlerë prej 15 denarë për çdo transaksion. Tarifa do të faturohet në faturën e ardhshme mujore.

Për më tepër, ju mund të paguani faturën tuaj A1 në:

• postë, duke bashkangjitur A1 faturën Tuaj ose me transfer (fletë pagese)

• Bankë: në mënyrë elektronike, në sportel ose me fletë pagesë në ncilëndo nga llogaritë e mëposhtme të transaksionit: NLB Banka 210-0706831002-12, Stopanska Banka 200-0029212758-54, Komercijalna Banka 300-0000038962-35, Halkbank 270-0706831001-22.

• përmes bankomatit të Stopanska Banka ose NLB Banka

 

Nëse paguani me transfer, përmes Postës / Bankës në fletëpagesën duhet të futni të dhënat e mëposhtme:

  •  
  • në fushën "Llogaria e transaksionit të marrësit", futni një nga llogaritë e transaksionit të A1 (të cilat janë të dhëna edhe në faturën tuaj elektronike dhe në letër)-NLB Banka 210-0706831002-12, Stopanska Banka 200-0029212758-54, Komercijalna Banka 300- 0000038962-35, Halkbank 270-0706831001-22.
  • Në fushën "Numri i thirrjes", sigurohuni që të futni numrin e saktë të A1 faturës Tuaj, të cilën e paguani, pa tekst shtesë

  

Numrin 12-shifror i faturës Tuaj A1 mund ta gjeni:

  •  
  • në aplikacionin celular "A1 Im", në pjesën "Fatura" (kur zgjidhni faturën për muajin përkatës, në pjesën "Informata për faturë")
  • në ueb aplikacionin "A1 Im" në pjesën "Fatura" (në kolonën ku shënon emri "Numri i faturës")
  • në e-mailin e dërguar nga A1 (nëse jeni regjistruar për të marrë fatura elektronike)
  • në A1 faturën Tuaj (elektronike dhe të shtypur)
  • duke dërguar SMS me çfardo përmbajtje nga numri juaj i telefonit në numrin falas 14 500 dhe do të merrni një mesazh kthyes, me informacion në lidhje me numrin e faturës (ky shërbim është i vlefshëm vetëm për persona fizik, shfrytëzuesit e linjave celulare)
  • nëse telefononi në kontakt qendrën të A1 në numrin e telefonit 077 1234

Shikoni videon e mëposhtme që do t'ju ndihmojë të paguani faturën tuaj në internet - hap pas hapi:

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme