Përkrahje për shfrytëzuesit

Cilat dokumente më duhen për të transferuar numrin në një emër tjetër për biznes shfrytëzuesit?

Prania e të dy shfrytëzuesve (të vjetrit dhe të riut) në pikën e shitjes.

Shfrytëzuesi i ri duhet të sjellë dokumentacionin si për postpejd shfrytëzues i ri:

  • vulë të vlefshme nga personi juridik;
  • pëlqimin për kontrollimin e aftësisë paguese (pëlqimin për dorëzimin e një raporti nga Byroja e Kredisë Maqedonase AD Shkup).
  • Pasqyrë bankare jo më të vjetër se 1 (një) muaj
  • dokument për identifikim personal të vlefshëm (letërnjoftim ose pasaportë e personit që nënshkruan marrëveshjen, që mund të jetë një përfaqësues ligjor, punonjës ose një palë e tretë e autorizuar nga një autorizim i noterizuar)
  • nëse aplikanti kërkon shërbim për të cilin ka instalim të pajisjeve, me dokumentet e bashkangjitura kur dorëzon kërkesën për aktivizim duhet të konfirmojë adresën për instalim.
  • Për konfirmimin e adresës për instalim, duhet të dorëzohet një dokument i vlefshëm si dëshmi e posedimit të pronës - marrëveshje qiraje, marrëveshje blerjeje, fletë pronësie.

Shfrytëzuesi i vjetër duhet të sjellë:

  • Letërnjoftim ose pasaportë të personit që ka nënshkruar marrëveshjen e vjetër;
  • vulë e vlefshme nga personi juridik. 

 

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme