Përkrahje për shfrytëzuesit

Si ta shfrytëzoj internetin jashtë vendit?

Që të mund të përdorni internet celular jashtë vendit, para së gjithash, është e nevojshme të bëni përshtatje të pajisjes Tuaj.

 

Nëse keni telefon me sistem operativ Android, duhet të përshtatni cilësimet e mëposhtme:

Hyni në Settings – More – Mobile Networks – Access Point Names.

• Shtypni simbolin "+" në këndin e sipërm të djathtë.

• shtypni "Name" dhe shkruani "A1 Maqedoni"

• në fushën APN shkruani internet

Fushat tjera nuk është e nevojshme t’i përshtatni, pra duhet të lihen bosh.

Në këndin e sipërm të djathtë, shtypni tre pikat dhe zgjidhni opsionin "Save" me çka sistemi do të ruajë cilësimet dhe t'ju kthejë në fushën "APNs".

 

Nëse pajisja juaj është iPhone (sistemi operativ iOS), atëherë cilësimet janë si më poshtë:

• shtypni " Settings", "Cellular"

• pastaj, shtypni “Cellular Data Network” dhe do të shfaqet një listë që duhet ta plotësoni.

• në pjesën e sipërme të menysë, në nënmenu " Cellular Data" në fushën "APN" shkruani internet

• Kontrolloni nëse opsioni "Data Roaming" është aktivizuar në telefonin tuaj (enabled).

 

Bëni një kontroll shtesë përmes aplikacionit A1 Im nëse në numrin Tuaj keni një ndalesë për roaming ose ndalesë për internet në roaming.

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme