Përkrahje për shfrytëzuesit

Cilat janë ato "Thirrje me kod USSD" në roaming dhe si mund t'i shfrytëzoj ato?

Roaming shërbimi "Thirrjet me kod USSD" Ju mundëson thirrje më të lira drejt shtëpisë përderisa jeni jashtë vendit. Për të shfrytëzuar shërbimin, së pari futni kodin *123* dhe më pas futni numrin që po telefononi me parashtesën e duhur (3897YXXXXXX) dhe në fund shkruani #.

 

Shembull i një thirrjeje për:

numri celular: * 123 * 38975ХХХХХ #;

numri celular: * 123 * 38977ХХХХХХ #;

numër fiks në Shkup: * 123 * 3892XXXXXХХ #

 

Pasi të bëni thirrjen ajo do të ndërpritet dhe më pas do të merrni një USSD njoftim se thirrja është duke u vendosur. Pastaj vijon një telefonatë kthyese të cilës ju duhet t'i përgjigjeni dhe prisni derisa pala tjetër të përgjigjet. Thirrja tarifohet nga momenti i vendosjes së lidhjes mes dy palëve. Nuk ka parapagim mujor për shfrytëzimin e shërbimit "Thirrje me kod USSD". Shërbimi / çmimi "USSD" është i vlefshëm vetëm për operatorët me të cilët A1 Maqedonia ka marrëveshje. Para udhëtimit Tuaj, kontrolloni me cilët operatorë kemi nënshkruar marrëveshje.

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme