Përkrahje për shfrytëzuesit

Unë përdor shërbime fikse, si mund të krijoj një emër përdoruesi për A1 Im?

Nëse përdorni shërbime fikse do të keni mundësi të krijoni një emër përdoruesi për aplikacionin celular A1 Im ashtu që verifikimi do të bëhet përmes numrit të kontaktit celular që keni lënë si të dhëna në A1. Kusht për regjistrim është që të keni një numër të vlefshëm të kontaktit celular.

Procedura për krijimin e një Emri të përdoruesit:

Zgjidhni llojin e shërbimeve që përdorni:

  • celular dhe konvergjent (zgjidhni fushën "celular" nëse keni të paktën një numër celular të parapaguesit A1)
  • Shërbime fikse (zgjidhni këtë fushë nëse keni vetëm shërbime fikse nga A1)

 

Nëse zgjidhni "Shërbime fikse" futni një numër fiks përmes të cilit dëshironi të krijoni një Emër përdoruesi.

Në SMS mesazh do të merrni një kod sigurie në numrin Tuaj celular i cili është regjistruar si numër kontakti për përdoruesin specifik. Nëse nuk keni një numër të vlefshëm kontakti, atëherë duhet të telefononi në Kontakt qendrën tonë në 0771234 për të përditësuar të dhënat Tuaja.

 

Pasi të keni futur kodin e duhur të sigurisë, vazhdoni në faqen tjetër të krijimit të një emri përdoruesi.

 

Nëse nuk keni një numër të vlefshëm të kontaktit celular ose keni një numër fiks të kontaktit, do të udhëzoheni të telefononi në kontakt qendrën për përditësimin e të dhënave (që do të thotë se do të duhet të lini një numër celular për kontakt në qendrën e kontaktit pas verifikimit standard për të krijuar një Emër përdoruesi).

Nëse tashmë ka një emër përdoruesi për atë linjë fikse, do t'ju ofrohet të regjistroheni përmes emrit ekzistues të përdoruesit duke dërguar fjalëkalimin e ri me SMS në numrin tuaj celular të kontaktit.

Shikoni videon e mëposhtme që do t'ju ndihmojë të krijoni një emër përdoruesi për aplikacionin A1 Im:

 

 

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme