Përkrahje për shfrytëzuesit

Si mund ta shkarkoj aplikacionin celular A1 Im dhe a është falas për t’u përdorur?

Aplikacionin A1 Im mund ta shkarkoni falas nga Google Play, App Store ose Huawei AppGallery në pajisjen / tabletin tuaj celular dhe të përdorni të gjitha funksionalitetet e tij falas.

Kur aktivizoni / blini pako shtesë dhe / ose shërbime të tjera në aplikacionin A1 Im, ju keni mundësinë të shihni çmimin e pakove ose shërbimeve dhe të konfirmoni aktivizimin. Pas aktivizimit të suksesshëm, çmimi i pakos ose shërbimit të zgjedhur do të faturohet në faturën Tuaj mujore.

Nëse jeni pripejd shfrytëzues, pagesa për aktivizimin e pakove dhe shërbimeve shtesë bëhet në momentin e aktivizimit dhe shuma zbritet nga kredia Juaj.

 

Shikoni videon e mëposhtme që do t'Ju ndihmojë të përdorni aplikacionin celular A1 Im:

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme