Përkrahje për shfrytëzuesit

Si të krijoj emër përdoruesi në aplikacionin celular A1 Im?

Klikoni në linkun - Përdorues i ri.

Zgjidhni llojin e shërbimeve që shfrytëzoni:

• celulare dhe i konvergjente (zgjidhni fushën "celulare" nëse keni të paktën një numër celular A1 të parapaguesit)

• shërbime fikse (zgjidhni këtë fushë nëse keni vetëm shërbime fikse nga A1)

 

Fusni numrin Tuaj të telefonit në kutinë e shënuar.

Pastaj klikoni "Dërgo SMS kodin ".

Në SMS mesazhin do të merrni një kod sigurie që duhet ta shkruani në fushën e shënuar dhe pastaj klikoni në "Hyrje".

Duhet të fusni fjalëkalimin nga marrëveshja e parapaguesit për numrin e duhur të telefonit. Kjo fushë nuk është e detyrueshme, por nëse nuk plotësohet, do të keni privilegje të kufizuara, pra nuk do të keni qasje në të dhënat për të gjitha shërbimet që janë në marrëveshjen Tuaj të parapaguesit. Nëse keni më shumë shërbime nga A1 nën të njëjtën marrëveshje të parapaguesit, ju këshillojmë të futni fjalëkalimin dhe të merrni privilegjet Master.

 

Marrëveshja e parapaguesit është Marrëveshje e nënshkruar pas aktivizimit të numrit të telefonit. Nëse nuk e dini fjalëkalimin, Ju lutemi telefononi në Kontakt qendrën (077 1234).

Futni të dhënat Tuaja.

Nëse e keni krijuar me sukses emrin Tuaj të përdoruesit, do t’Ju shfaqet informacion për regjistrimin e suksesshëm.

Fusni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e krijuar dhe klikoni në "Hyrje". Në këtë hap keni mundësinë të zgjidhni nëse do të regjistroheni përgjithmonë përmes opsionit "Më mbaj mend" ose të përkohshëm - për të cilin duhet të fikni opsionin "Më mbaj mend".

Nëse tashmë keni krijuar një emër përdoruesi nga hapat e mësipërm gjatë regjistrimit do t’Ju shfaqet një listë e emrave të përdoruesit që keni krijuar tashmë në të kaluarën për numrin e parapaguesit nga i cili po regjistroheni. Do të keni mundësinë të zgjidhni emrin e përdoruesit që dëshironi të regjistroni nga lista dhe do t'ju dërgohet një fjalëkalim i ri për atë profil përmes SMS.

Shikoni videon e mëposhtme që do t'Ju ndihmojë si të krijoni një emër përdoruesi të ri për aplikacionin A1 Im:

 

https://www.youtube.com/watch?v=rncfmHUgBW4&list=PLmL6kirFaVWEGr5l-4ebhfY7rD56-ZSn0&index=9

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme