Përkrahje për shfrytëzuesit

Si mund ta ndryshoj fjalëkalimin në A1 Im?

Pasi të regjistroheni përmes aplikacionit celular "A1 Im", mund të ndryshoni fjalëkalimin Tuaj si më poshtë - zgjidhni pjesën "Profili im" nga menyja në të majtë, pastaj zgjidhni Ndrysho fjalëkalimin, dhe pasi të futni fjalëkalimin e ri, zgjidhni opsionin Ruaj.

Pasi të regjistroheni përmes aplikacionit celular A1 Im, mund të ndryshoni fjalëkalimin e profilit Tuaj të përdoruesit përmes hapave të mëposhtëm:

Më shumë -> Profili im -> Fjalëkalimi dhe siguria -> Ndrysho fjalëkalimin -> Fut fjalëkalimin aktual -> Vendose fjalëkalimin e ri dhe konfirmoje atë.

Duke shtypur butonin "Ruaj" do të realizohet ndryshimi i fjalëkalimit të profilit të përdoruesit përmes të cilit jeni regjistruar.

Ose nëpërmjet veb platformës A1 Im në fushën "Profili im" -> "Ndrysho fjalëkalimin".

 

Nëse nuk mund të hyni në aplikacionin celular, sepse keni harruar fjalëkalimin, shkoni në fushën "Fjalëkalimi i harruar" në faqen kryesore të aplikacionit, shkruani numrin tuaj celular ose fiks dhe SMS kodi do të dërgohet në numrin celular ose numrin celular të kontaktit (nëse hyni përmes numrit fiks). Pas futjes së kodit të saktë, Ju shfaqet një listë e emrave të përdoruesve që keni krijuar në atë numër të parapaguesit, ju zgjidhni përmes cilit emër përdoruesi dëshironi të regjistroheni dhe një fjalëkalim i ri do të dërgohet me SMS. Pasi të keni marrë fjalëkalimin e ri, mund të hyni me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e ri. Pasi të keni hyrë në aplikacion, përmes menysë në vetë aplikacionin keni mundësinë të ndryshoni fjalëkalimin.

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme