Përkrahje për shfrytëzuesit

Kam vështirësi me zërin ose ngjyrën e televizorit SAGEM STB marrësi (i bardhë)

Nëse keni problem me zërin e kanaleve televizive, sigurohuni që skart kablli të jetë futur siç duhet në daljen televizive të marrësit. Këshillohet që ta nxirrni dhe sërish ta rilidhni skart kabllin në të dy vendet - në marrësin digjital dhe në televizorin Tuaj.

Nëse problemi vazhdon, ju lutemi hiqni skart kabllin nga dalja ekzistuese e marrësit digjital dhe futeni atë në daljen tjetër (AUX) të marrësit. Në këtë mënyrë do t'ju duhet të bëni të gjitha komandat e korrigjimit të zërit (ulje dhe rritje) përmes telekomandës së televizorit Tuaj.

Bëni të njëjtën gjë në rast të një problemi me ngjyrën e marrjes së TV kanaleve. Gjegjësisht, hiqeni dhe futni përsëri skart kabllon Tuaj në të dy vendet - në daljen e marrësit digjital dhe në daljen e televizorit Tuaj. Nëse vështirësia vazhdon, blini një skart kabëll tjetër dhe provoni me kabllin e ri.

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme