Përkrahje për shfrytëzuesit

Si mund të bëj porosi onlajn për A1 Combo pako me internet, TV dhe / ose linja celulare përmes veb-faqes të A1?

Onlajn porosi të pakos A1 Combo mund të bëni:

• Përmes Veb kalkulatorit - bëni pakon Tuaj A1 Combo me internet, TV dhe linja celulare sipas nevojave Tuaja.

• Përmes Dyqanit Virtual A1 Live Shop - duke klikuar në "Filloni bisedë" futni numrin Tuaj të kontaktit, me të cilin agjenti i shitjes do t'ju kontaktojë për një kohë të shkurtë. Ju do të jeni në gjendje të shihni agjentin e shitjeve në ekran, ai do t'ju shpjegojë drejtpërdrejt gjithçka që ju intereson në lidhje me produktet dhe shërbimet tona dhe ai do të jetë në gjendje t'ju tregojë pajisjet drejtpërdrejt.

• Përmes formularëve të porosisë përmes butonit "Porosit", të cilat janë të vendosura në faqet për pakot / shërbimet.

1. Plotësoni formularin me të dhënat Tuaja si dhe të dhënat e rrugës dhe numrit ku do të kryhej instalimi i pakos / shërbimit të zgjedhur.

2. Pas dorëzimit të formularit, agjentët tanë do të kontrollojnë mundësitë teknike për instalim - nëse shërbimi është i disponueshëm në adresën që keni futur për instalim.

3. Në kohë sa më të shkurtë, agjentët tanë do t'Ju kontaktojnë me telefon dhe do t'ju informojnë për mundësinë e instalimit të pakos së zgjedhur.

Nëse porosia Juaj ka një mundësi teknike për zbatim dhe plotësohen të gjitha kushtet e tjera për ripërtrirje / nënshkrimin e një kontrate - ju do të merrni një përgjigje të konfirmuar nga agjentët tanë, dhe kontrata e re e gatshme për nënshkrim do t'ju dorëzohet në derën tuaj.

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme