Përkrahje për shfrytëzuesit

Si të blej një telefon ose një pajisje tjetër me këste?

Në ofertën tonë, shërbimi për blerjen / pagesën e një pajisjeje me këste mujore është e mundësuar për modele të caktuara të pajisjeve përmes faturës mujore për shërbimet e telekomunikacionit nga A1, ndërsa për të gjitha pajisjet ky opsion mundësohet duke aplikuar për një kredi nga NLB Banka.

 

Për të shfrytëzuar këtë mundësi ju duhet të vizitoni vendin më të afërt të shitjes të A1 dhe të aplikoni për një pajisje me këste (kredi).

 

1. Kur aplikoni për kredi përmes NLB Banka, duhet të paraqisni:

• vërtetim punësimi (shkarkoni PDF)  ,

• çek pensioni me shumën minimale të të ardhurave prej 8,000 denarë / muaj,

 

Karakteristikat e kredisë konsumatore:

• Shuma maksimale e kredisë është 40,000 denarë.

• Vetëm persona fizik mund të aplikojnë për kredi konsumatore,

• Pagesa e telefonit në 24 këste bëhet duke lidhur marrëveshje për kredi konsumatore me 0% interes, e siguruar në bashkëpunim me NLB Banka.

• Këstet paguhen në NLB Banka.

 

2. Nëse vendosni të blini një pajisje nga oferta e pajisjeve në dispozicion me këste përmes një fature mujore për shërbimet e telekomunikacionit nga A1 atëherë duhet të dorëzoni një vërtetim punësimi (shkarkoni PDF), ose çek pensioni me shumën minimale të të ardhurave.

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme