Përkrahje për shfrytëzuesit

Çfarë është profili i shikuesit?

Kërkoni këto dhe udhëzime të tjera të llojit "Dua të di më shumë" në vet TV-interfejsin me shkurtesën "Ndihmë".
Shërbimi A1 TV përmban dy profile të shikuesve, Familjar dhe Prindëror:

• Familjar - ky është profili standard i shikuesit që përfshin shërbimin e Mbrojtjes prindërore, i cili mbron fëmijët dhe të miturit nga përmbajtja e papërshtatshme televizive dhe video, kështu që kërkohet një PIN për të rishikuar dhe shikuar përmbajtje të tillë. Në këtë profil, për kontrollimin / shikimin e TV përmbajtjes së plotë dhe video përmbajtjes pa PIN, përveç përmbajtjes erotike, është e nevojshme të vendosni nivelin e mbrojtjes prindërore në 18.

• Prindëror - ky profil është në dispozicion për përzgjedhje dhe lejon qasjen në TV përmbajtjen tuaj dhe video përmbajtjen, përfshirë përmbajtjen erotike, pa pasur nevojë të vendosni një PIN. Ky profil zbatohet derisa të zgjidhet përsëri profili Familjar ose deri në deaktivizimin e marrësit digjital.
 

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme