Përkrahje për shfrytëzuesit

Si mund të lidh marrëveshje parapagimi për shërbimet fikse?

Nëse dëshironi të aktivizoni një pako me shërbime fikse, mund të aplikoni online përmes:

  • Dyqanit tonë E-shop në linkun e mëposhtëm: www.a1.mk/e-shop ose përmes
  • Dyqanit tonë A1 Live Shop: https://www.a1.mk/liveshop ku përmes dyqanit virtual drejtpërdrejtë mund të bisedoni me agjentët tonë të shitjeve, kudo që të jeni, dhe të merrni informata të hollësishme për të gjitha produktet dhe shërbimet tona.

Pas aplikimit tuaj, do të bëhet një kontroll për mundësinë teknike për instalimin e pakos së shërbimit në adresën e kërkuar. Aktivizimi do të realizohet vetëm nëse vërtetohet se në adresën e kërkuar ekziston mundësi teknike për instalimin e pajisjeve. Nëse ekziston një mundësi teknike, do të lidhet Marrëveshja e parapaguesit.

Ju gjithashtu mund të nënshkruani një marrëveshje në vendin më të afërt të shitjes të A1 duke bashkangjitur një dokument identiteti (letërnjoftim ose pasaportë).

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme