Përkrahje për shfrytëzuesit

Si ta përshtat telefonin tim për të përdorur internet celular?

Që të mund të përdorni internetin celular, duhet të bëni përshtatje në pajisjen Tuaj celulare në varësi të sistemit operativ

 

  • Sistemi operativ Android

Në disa pajisje, kjo bëhet automatikisht kur futni një A1 SIM kartelë, ndërsa në disa pajisje cilësimet bëhen manualisht.

Qasuni në telefon në fushën Settings –More – Mobile Networks – Access Point Names.

Klikoni në simbolin "+" në këndin e sipërm të djathtë.

Në fushën "APN" shkruani internet

Fushat tjera nuk kanë nevojë të përshtaten, pra duhet të lihen bosh.

Në këndin e sipërm të djathtë, shtypni tre pikat dhe zgjidhni opsionin "Save", i cili do të ruajë sistemin dhe do t'ju kthejë në fushën "APN".

 

  • Sistemi operativ iOS

Në disa pajisje, kjo bëhet automatikisht kur futni një A1 SIM kartelë, ndërsa në disa pajisje cilësimet bëhen me manualisht.

Shtypni " Settings " pastaj "Cellular"

Pastaj, klikoni në " Cellular Data Network " dhe do të shfaqet një listë që duhet ta plotësoni.

Në pjesën e sipërme të menysë, në nënmenynë "Cellular Data" në fushën "APN", shkruani "internet".

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme