Përkrahje për shfrytëzuesit

Më paraqitet një mesazh për gabim në kartelën e programit. Çfarë duhet të bëj?

Marrësi SAGEM STB (i bardhë)

Ky mesazh shfaqet kur kartela është futur gabimisht në marrësin digjital. Kartela duhet të futet në marrës me çipin të kthyer lartë. Menjëherë pas kësaj, ju do të duhet të ristartoni marrësin digjital nga rryma. Nëse në këtë mënyrë nuk arrini ta zgjidhni këtë çështje, është e nevojshme të bëni resetim fabrike të marrësit digjital. Procedura për resetim fabrike të pajisjes është si më poshtë:

Zgjidhni "Menu" në telekomandën e marrësit digjital, pastaj zgjidhni "Cilësimet", pastaj zgjidhni "Cilësimet teknike", futni PIN -in tuaj (kodi PIN i parazgjedhur është 1234), pastaj shtypni "System" dhe zgjidhni "Factory Reset". Në këtë mënyrë pajisja do të fillojë resetim fabrike, kështu që të gjitha cilësimet do të rikthehen si në fillim. Prisni që procesi i resetimit të përfundojë dhe të ndizet pajisja Juaj.

 

Marrësi STRONG STB (i zi)

Ky mesazh shfaqet kur kartela është futur gabimisht në marrësin digjital. Kartela duhet të futet në marrës me çipin të kthyer lartë. Menjëherë pas kësaj, ju do të duhet të ristartoni marrësin digjital nga rryma.

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme