Përkrahje për shfrytëzuesit

Kam vetëm radio kanale, nuk shikoj kanale televizive

Marrësi SAGEM STB (i bardhë)

Në këtë rast, duhet të shtypni dy herë butonin "Teletext" në telekomandën e marrësit digjital dhe një dritare do të shfaqet në ekranin e televizorit në anën e majtë, e cila tregon se cila listë e kanaleve është zgjedhur aktualisht. Duhet të shtypni butonin përpara (në të djathtë të butonit OK) në telekomandën e marrësit digjital dhe zgjidhni "Të gjitha kanalet" ose "Të gjitha TV kanalet ". Ndaloni në opsionin "Të gjitha TV kanalet " ose "Të gjitha kanalet" dhe shtypni butonin "OK". Pastaj shtypni butonin me numër 1 për të zgjedhur kanalin numër 1 (MRTV).

 

Marrësi STRONG STB (i zi)

Nëse vetëm kanalet e radios janë të ndezura, duhet të shtypni dy herë butonin "TV / R" në telekomandën e marrësit. Në këtë mënyrë do të keni qasje në të gjitha TV kanalet.

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme