Përkrahje për shfrytëzuesit

Si ta fus kartelën e programit në marrësin?

Marrësi SAGEM STB (i bardhë)

Nëse përdorni një marrës të bardhë – Sagem, kartela duhet të futet në marrës me çipin të kthyer lartë. Menjëherë pas kësaj, ju do të duhet të ristartoni marrësin digjital nga rryma.

 

Marrësi STRONG STB (i zi)

Nëse përdorni një marrës të zi - Strong ju duhet të futni kartelën në marrës me çipin të kthyer lartë. Kontrolloni që kartela është futur saktë, hiqeni dhe kthejeni kartelën te marrësi. Menjëherë pas kësaj, ju do të duhet të ristartoni marrësin digjital nga rryma.

 

Nëse në këtë mënyrë nuk arrini ta zgjidhni këtë çështje, është e nevojshme të bëni resetim fabrike të marrësit digjital. Procedura për resetim fabrike të pajisjes është si më poshtë:

Zgjidhni "Menu" në telekomandën e marrësit digjital, pastaj zgjidhni "Cilësimet", pastaj zgjidhni "Factory Reset", dhe zgjidhni „ОК“. Në këtë mënyrë pajisja do të fillojë resetim fabrike, kështu që të gjitha cilësimet do të rikthehen si në fillim. Prisni që procesi i resetimit të përfundojë dhe ndizni pajisjen Tuaj.

 

KAON 1701D DVB-T (i zi / interaktiv)

Mesazhi "Fut kartelën e programit" mund të shfaqet kur kartela e programit nuk futet në marrës, ose futet gabimisht. Hapja e kartelës është e vendosur në anën e djathtë (shihet paraprakisht) dhe kartela futet me çipin drejtuar poshtë (nga dyshemeja).

 

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme