Zgjidhje të sigurisë

A1 Cyber Backup - Zgjidhje moderne dhe e sigurt për mbrojtjen e të dhënave Tuaja

Shumë kompani e kuptojnë rëndësinë e sigurisë së të dhënave vetëm kur është tepër vonë. Humbja e të dhënave kritike për biznesin shpesh është e lidhur me shpenzime jashtëzakonisht të larta dhe ndërprerje të proceseve të biznesit të kompanisë.

A1 Cyber Backup është një zgjidhje inteligjente që ofron:

  • krijimin e kopjeve reserve (backup) të të dhënave, pajisjeve dhe aplikacioneve;
  • kthimin e shpejtë (recovery) të dhënave në çdo kohë;
  • mbrojtje kundër sulmeve të ransomware, viruseve kompjuterike dhe softuerit malicioz (malware) të bazuar në inteligjencën artificiale (AI);
  • qasje në distancë dhe mjete intuitive për menaxhim në distancë dhe siguri në një.

A1 Cyber Backup Ju mundëson të menaxhoni cilësimet për backup për të gjitha pajisjet në kompaninë Tuaj nga një web interfejs që mund të qaseni nga kudo, në çdo kohë. Nëse lind nevoja ose nëse ndodh një incident, kthimi i të dhënave të komprometuara është i shpejtë dhe i thjeshtë me disa klikime.

A1 Cyber Backup

Zgjidhni pakon e duhur A1 Cyber Backup për Ju

A1 Cyber
Backup
50GB
290 den./muaj
50 GB backup space
Unlimited number of devices
Unlimited number of users
A1 Cyber
Backup
100GB
490 den./muaj
100 GB backup space
100 GB hapësirë për backup
Numër i pakufizuar i pajisjeve
Numër i pakufizuar i shfrytëzuesve
A1 Cyber
Backup
500GB
1.990 den./muaj
500 GB backup space
500 GB hapësirë për backup
Numër i pakufizuar i pajisjeve
Numër i pakufizuar i shfrytëzuesve
A1 Cyber
Backup
1000GB
3.490 den./muaj
1000 GB backup space
1000 GB hapësirë për backup
Numër i pakufizuar i pajisjeve
Numër i pakufizuar i shfrytëzuesve
A1 Cyber
Backup
5000GB
15.990den./muaj
5000 GB backup space
5000 GB hapësirë për backup
Numër i pakufizuar i pajisjeve
Numër i pakufizuar i shfrytëzuesve
A1 Cyber
Backup
Flex
Licensing option based
Licencimi sipas numrit
dhe llojit të pajisjeve
Madhësia fleksibile e
hapësirës për backup
Zgjidhje individuale
sipas nevojave të shfrytëzuesit

 

 

Backup dhe restore në çdo kohë

  • Backup për të gjitha llojet e pajisjeve, (PC dhe laptop), serverë dhe makina virtuale
  • Backup të datotekave (file level backup)
  • Backup në nivel të sistemit operativ (image backup)
  • Backup të të gjitha biznis aplikacioneve të përdorura më shpesh

Mbrojtje të të dhënave

  • Kontrollimi për fjalëkalime të dobëta në çdo pajisje me agjentin e instaluar
  • Skanim të dobësive të sigurisë dhe njoftime nëse gjenden
  • Mbrojtje e integruar e ransomware bazuar në interligjencën artificiale
  • Mbrojtje kundër viruseve dhe malware në kohë reale

Vegla për menaxhim

  • Menaxhimi në grup i pajisjeve dhe mundësia e ndalimit të përdorimit të portave USB, printerëve, Bluetooth etj.
  • Akses dhe mbështetje në distancë
  • Informacioni i inventarit të harduerit
  • Raporte, njoftime dhe rekomandime në baza ditore

Licencë e avancuar

Përmirësoni mbrojtjen tuaj me paketa të avancuara me funksionalitete shtesë, mbrojtje të përparuar nga sulmet dhe menaxhim të avancuar me funksione sigurie.

Advanced Backup

  • Microsoft SQL Server & Exchange calsters
  • Oracle & SAP S4HANA data bases
  • Continued data protection
  • Data protection maping

Advanced Security

  • Antivirus: zbulimi lokal i virusit
  • Antimalware dhe mbrojtje në internet
  • Menaxho Microsoft Security Essentials dhe Windows Defender Antivirus
  • Filtrimi i URL-ve, rezervimi mjeko-ligjor, parandalimi i shfrytëzimit

Menaxhimi i Avancuar

  • Menaxhimi i përditësimit të softuerit i integruar me kopje rezervë
  • Kontrolli i statusit të HDD
  • Inventari i produkteve softuerike (Windows dhe MacOS)

Të dhënat tuaja janë të mbrojtura në çdo kohë

Kriptimi i të dhënave dhe mbrojtja me fjalëkalim

Kur krijoni kopjet backup, përdoren algoritmet e enkriptimit AES-256 dhe kanalet e enkriptimit SSL.

A1 data qendrat profesionale

Kopjet rezerve (backup) të të dhënave ruhen në A1 data qendrat që janë të dizajnuara si Tier III dhe kanë certifikata të shumta, duke përfshirë ISO 27001, ISO 20000 dhe ISO 9001.

Kthim i shpejtë dhe i lehtë i të dhënave

Kthim (restore) instant nga cilado pajisje

Nëse ka nevojë ose ndonjë incident, sistemi mund të rikthehet shumë shpejt në çdo harduer ose mjedis, pa probleme të papritura me kompatibilitetin.

Verifikimi i konsistencës së të dhënave

Mënyra në të cilën bëhet backup i të dhënave siguron një kontroll të vazhdueshëm të konsistencës së të dhënave dhe lejon konsistencë dhe autenticitet të plotë edhe nëse ndodh një ndërprerje e energjisë gjatë operacioneve backup të planifikuar paraprakisht.

Backup në Microsoft 365

Siguroni siguri shtesë për të dhënat dhe informatat tuaja të ruajtur në produktet Tuaja të Microsoft.

Të dhënat tuaja do të jenë të sigurta edhe nëse:

  • Dikush i ka fshirë qëllimisht ose aksidentalisht
  • Humbin për shkak të malware
  • Të dhënat janë të korruptuara ose të palexueshme
  • Ka pasur probleme me sinkronizimin

Shikoni rreziqet e mundshme në kohë dhe mbrohuni nga sulmet e hakerëve

Në ditët e sotme, kompanitë përballen me sfida në rritje, veçanërisht në fushën e sigurisë së informatave. Kështu, për shembull, një sulm hakeri ndodh çdo 39 sekonda, gjegjësisht një sistem i caktuar informacioni i ekspozohet rrezikut afërsisht 2244 herë në ditë. Zbulimi i dobësive të sistemit është sigurisht një nga mënyrat më të mira për të vepruar para se të ndodhë një sulm i mundshëm në infrastrukturën e një kompanie.

Shërbimi Offensity është krijuar mu për këtë!

Offensity Security Monitoring është një zgjidhje e automatizuar për zbulimin e dobësive dhe dobësive të mundshme në infrastrukturë dhe i mundëson shfrytëzuesit të shohë pamjen e plotë të cenueshmërisë së të gjithë mjedisit IT që sulmuesi (hakeri) mund të përdorë për të planifikuar dhe ekzekutuar një sulm haker.

Услугата Ви овозможува:

  • Skanim plotësisht i automatizuar, pa pasur nevojë për instalim lokal.
  • Skanimi i rreziqeve në dispozicion përmes internetit për domenin e dhënë.
  • Skanimi i vazhdueshëm i infrastrukturës, kontrolle të vazhdueshme për dobësitë e reja që shfaqen.
  • Raporte të qarta për të gjithsa dobësitë e zbuluara, të klasifikuara sipas nivelit të rrezikut.
  • Rekomandim specifik se si të zvogëlohen dobësitë e zbuluara.

Offensity skanon rregullisht infrastrukturën Tuaj publike të internetit dhe zbulon dhe jep raporte për të gjitha rreziqet e identifikuara, dhe përfshin skanimin e dobësive të rrjetit dhe Web aplikacioneve, sigurinë e DNS (Domain Name System), rrjedhjen e të dhënave, kontrollin sa sistemet shfaqen në listat e zeza dhe të tjera.

Përveç kësaj, Offensity gjithashtu monitoron të dhënat me karakter të sigurisë (email, emrat e përdoruesve, fjalëkalimet, etj.) të lidhura me domenet Tuaja që janë në dispozicion në internet.

Shërbimi Ju jep raporte për rreziqet e identifikuara, klasifikimin e tyre sipas nivelit të rrezikut (nga rreziku i ulët në atë kritik), dhe gjithashtu jep informata të nevojshme që rreziqet të mënjanohen, por vetë shërbimi nuk i mënjanon rreziqet e identifikuara dhe dobësitë. Është përgjegjësia juaj të kontrolloni dobësitë e identifikuara dhe t'i mënjanoni ato.

Përjetoni përfitimet e Offensity në test dashboard:

Demo interaktive

Pako dhe çmime

  Offensity Professional Offensity Professional 1-vit Offensity Starter Offensity Starter 1-vit Offensity Enterprise
Parapagim mujor
(den. me TVSh.)
24.000,00 18.000,00 2.990,00 2.390,00 Ofertë individuale në varësi të nevojave të shfrytëzuesit (për> 100 nën-domene)
Parapagim mujor
(den. me TVSh.)
28.320,00 21.240,00 3.528,00 2.820,00
Numri i profileve të shfrytëzuesve 5 5 1 1
Numri i domenëve të internetit 5 5 2 2
Numri i nën-domenëve 100 100 20 20
Kohëzgjatja e detyrimit kontraktues - 12 muaj* - 12 muaj*
*nëse shfrytëzuesi nuk kërkon deaktivizimin e shërbimit, pas skadimit të periudhës së detyrimit kontraktues, kontrata ripërtrihet automatikisht për 12 muaj të rinj.

Baza e të dhënave Offensity me informata për lëshimet dhe dobësitë e njohura të sigurisë në internet azhurnohet vazhdimisht ndërsa shfaqen dobësi të reja, megjithatë nuk mund të garantohet që Offensity mund të njohë të gjitha dobësitë e reja dhe ekzistuese ose që ahfrytëzuesi nuk mund të bëhet objekt i një sulmi haker, edhe pse ai ka mënjanuar dobësitë e njohura nga Offensity.

Shërbimi Offensity ofrohet nga kompania A1 Digital, e cila është anëtare e Grupit A1 Telekom Austri. Duke aktivizuar shërbimin Offensity, shfrytëzuesi gjithashtu lidh një marrëdhënie kontraktuale me A1 Digital, ku shfrytëzuesi është i detyruar t'u përmbahet Kushteve të përdorimit të shërbimit Offensity, të cilat janë në dispozicion në faqen e internetit të A1 Digital.

A1 Endpoint Protect
Shërbim për mbrojtjen e pajisjeve Tuaja të fundit

Me shërbimin A1 Endpoint Protect, ju mund të mbroni pajisjet tuaja të fundit (endpoints) nga sulmet kibernetike. Ky shërbim përfshin njohjen e sulmeve, parandalimin ose kufizimin e tyre dhe Ju mundëson të analizoni sulmet që kanë ndodhur duke përdorur mjetet e përfshira në shërbim.

Duke marrë parasysh se numri më i madh i sulmeve kibernetike fillojnë nga pajisjet e fundit të përdoruesve, mbrojtja e avancuar e pajisjeve të fundit është element kyç në mbrojtjen kibernetike moderne të çdo organizate.

A1 Endpoint Protect ju mundëson mbrojtje më të avancuar dhe të integruar nga sulmet kibernetike, me zbulimin më efektiv të tyre.

Shërbimi Ju mundëson:

  • Desktop aplikacion për të mbrojtur pajisjen e fundit
  • Mbrojtje nga sulmet me ndihmën e Inteligjencës Artificiale (AI)
  • Parandalim të sulmeve pa skedarë
  • Izolim (karantina) të pajisjes së caktuar nga rrjeti
  • Reagim autonom ndaj kërcënimeve (heqje/izolim) (Win, Mac, Linux)
  • Riparim autonom (parandalim ose sanim) i dëmit (Win, Mac)
  • Rikthim autonom (roll-back) i sistemit operativ (Win)
  • Zbulim të pajisjeve jo të besueshme
  • Menaxhim me firewall
  • Skanim të dobësive të aplikacioneve të instaluara

A1 Endpoint Protect ju mundëson mbrojtje më të avancuar dhe të integruar kundër sulmeve kibernetike, me zbulimin më efektiv të tyre.

A1 Endpoint Protect përfshin licenca për produktet softuerike të sigurisë nga SentinelOne, një nga prodhuesit kryesor në botë të softuerit të mbrojtjes endpoint, bazuar në platformën SaaS të SentinelOne - Singularity Platform. Burimet e nevojshme për përdorimin e shërbimit dhe softuerin e prodhuesit (System requirements) janë të listuara në faqen e internetit të SentinelOne.

Një pjesë e klientëve tonë