Girl on video conference

 

Video konferencë


Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe mbani video takime në vend të takimeve të drejtpërdrejta. A1 në bashkëpunim me „eyeson“ Jua mundëson shërbimin Video Konferencë, i cili është zgjidhje e shkëlqyer për t'i realizuar takimet Tuaja, pa qenë fizikisht të pranishëm në të njëjtin vend.

Me këtë shërbim profesional për video konferencë, që është hostuar në infrastrukturën e A1, do të realizoni video thirrje cilësore, me fotografi të pastër, thjeshtë dhe shpejtë, pa instaluar aplikacione. Ky shërbim është në dispozicion në laptopin, kompjuterin ose smartfonin Tuaj dhe ofron siguri të plotë.

Shërbimi Video konferencë është në dispozicion falas për përdorim deri më 30.06.2020, dhe për këtë nuk është e nevojshme të futni të dhënat e kartelës së pagesës.

Dy javë para skadimit të periudhës falas do të merrni një njoftim, si dhe informacion mbi kushtet në të cilat shërbimi do të jetë në dispozicion për përdorim të mëtejshëm.

KURSENI KOHË – Ftoni pjesëmarrësit vetëm duke ndarë linkun.

QËNDRONI TË SIGURT – Të dhënat që transmetoni ose ndani gjatë thirrjes janë të sigurta dhe të mbrojtura sipas ligjeve të rrepta evropiane për mbrojtjen e privatësisë.

KOMUNIKONI SIGURT – Shmangni takimet e drejtpërdrejta dhe kontribuoni për shëndetin publik dhe mbrojtjen nga COVID-19.

Për të filluar përdorimin e shërbimit klikoni në butonin "Regjistrim falas"

 

 

Si të regjistroheni


Hapi 1

Regjistroni e-mail adresën Tuaj

Girl on video conference

 

Hapi 2

Regjistroni emrin dhe mbiemrin Tuaj dhe emrin e kompanisë Tuaj. Pas konfirmimit të këtyre të dhënave do të merrni një e-mail mesazh me kod.

 

Girl on video conference

 

Hapi 3

КKlikoni kodin Tuaj në e-mail mesazhin - "License Key"

 

Girl on video conference

 

Hapi 4

Kodi juaj automatikisht do të regjistrohet në fushë dhe pastaj shtypni - "Activate"

 

Girl on video conference

 

Hapi 5

Pastaj regjistrohuni me llogarinë Tuaj Google account ose regjistrohuni si një përdorues i ri me e-mail adresën Tuaj.