eSIM

eSIM përmban të gjitha të dhënat
si një kartë SIM klasike,
por është shumë më e thjeshtë dhe më e sigurt për t'u përdorur.

Çfarë është eSIM?

eSIM është një çip që është i integruar në pajisjen tuaj celulare, kështu që nuk duhet të shqetësoheni më për kartë fizike SIM. eSIM tërheq profilin tuaj, e cila përmban informacione që ju identifikojnë si përdorues të saj. Është e lehtë për t'u përdorur (shih udhëzimet tona në video), ndërkaq në të ardhmen eSIM pritet të zëvendësojë plotësisht kartat klasike SIM.

Pse të përdorni eSIM?

integriran esim

GJITHÇKA ËSHTË E INTEGRUAR

eSIM përmban të gjitha të dhënat e operatorit të kërkuara për përdorim.

bez kartice

PA KARTA FIZIKE

Nuk duhet të shqetësoheni më për madhësinë e kartës suaj SIM.

 
okoliš esim

KUJDESEMI PËR MJEDISIN

eSIM është në aspektin mjedisor e pranueshme- pa plastikë dhe është e mundur të përdoren profile të shumta eSIM në të njëjtën kohë.

aktivacija esim

AKTIVIZIM I LEHTË

Aktivizoni eSIM duke skanuar kodin QR që shkarkoni së bashku me PIN-in dhe PUK-in.

Si të kërkoni një eSIM?

Преку веб

Përmes faqes:

Kur porosisni një celular.

Продажно место

Në pikën e shitjes:

Lista e pikave të shitjes .

Јавете се во службата за корисници

Telefononi shërbimit përgjegjës për klientë:

Telefononi në 077 1234.

Si të aktivizoni eSIM?

Shikoni se si të aktivizoni eSIM në pajisjen tuaj në disa hapa të thjeshtë.

Cilat pajisje mbështesin eSIM?

Zgjedhni nga pajisjet e shfaqura që mbështesin eSIM dhe kënaquni në përvojën e re.

A keni ndonjë pyetje shtesë?

Shikoni pyetjet më të zakonshme sepse në mesin e tyre mund të ketë përgjigje për pyetjen tuaj.

eSIM ka të njëjtat veçori si SIM-kartela fizike klasike, ndërsa risia është kodi QR i aktivizimit. Gjatë aktivizimit skanohet vetëm kodi QR i aktivizimit, nuk ështëe nevojshme futja e kodit PIN.

Memorja e brendshme e eSIM Ju mundëson të ruani kontaktet sikurse edhe SIM kartela fizike, por fshirja e profilit eSIM nga pajisja fshin gjithashtu të gjitha të dhënat e ruajtura në eSIM.

Kur kaloni nga SIM-kartela fizike në eSIM, të gjitha kontaktet duhet të ruhen në Google, IOS ose llogari të ngjashme.

eSIM është në dispozicion për A1 Postpejd shfrytëzuesit privat dhe biznes shfrytëzuesit, si dhe për shfrytëzuesit A1 Pripejd, të cilët përdorin smartfon që mbështet eSIM kartelë.

Para së gjithash, Ju duhet një pajisje celulare që mbështet eSIM dhe më pas eSIM vauçer që mund ta merrni në vendet e shitjes të A1

Në rast se keni humbur pajisjen tuaj celulare, patjetër duhet ta lajmëroni humbjen në A1 Kontakt qendrën në numrin 077 1234, që të mund ta ndërpresim përkohësisht linjën Tuaj.

Më pas, duhet të kërkoni një eSIM vauçer të ri në vendet e shitjes të A1.

Mund ta aktivizoni eSIM profilin e ri në të njëjtën mënyrë sikurse aktivizimin e parë.

A1 pripejd shfrytëzuesit e rinj me blerjen e eSIM për 299 denarë fitojnë të njëjtat oferta gjatë aktivizimit si për pripejd kartelën e rregullt.