Digi-Tree

Rriteni pemën Tuaj
digjitale në A1 Im, dhe
pastaj ne do ta mbjellim!

#A1përBotëMëTëMirë

Në kuadër të programit “Për një botë më të mirë”, A1 filloi eko-projektin A1 Digi-Tree, i cili synon të inkurajojë përdorimin e aktiviteteve digjitale nga përdoruesit, si dhe të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit jetësor.

Me projektin A1 Digi-Tree, çdo person fizik i cili është postpejd përdorues i aplikacionit A1 Im ka mundësinë të përdorë aktivitetet digjitale për të rritur pemën e tij digjitale. Sa më shumë aktivitete të tilla të përdorni, aq më shpejt do të rritet pema digjitale. Për çdo pemë digjitale të rritur, A1 do të mbjellë një pemë të vërtetë në vende në tërë Maqedoninë.

Si ta rris pemën time digjitale?

Me çdo performancë të aktiviteteve të mëposhtme, pema juaj digjitale rritet me një përqindje të caktuar:

Pagesa online e faturës mujore
5%
Rimbushje online e pripejd kredisë nga një numër postpejd
5%
Kthimi i një telefoni të vjetër për riciklim në sallonin A1
10%
Aktivizimi i kartelës eSIM
20%
Lidhja ose ripërtrimi online i një kontrate
20%

Për t'u bashkangjitur në A1 Digi-Tree, duhet ta përditësoni, gjegjësisht të përdorni versionin më të fundit të aplikacionit A1 Im. Nëse nuk jeni përdorues i A1 Im, duhet të instaloni aplikacionin dhe të regjistroheni si përdorues i ri. Rritjen e pemës Tuaj mund ta ndiqni në aplikacionin A1 Im. Pasi pema juaj është rritur në 100%, ju filloni të rritni një pemë të re digjitale. A1 do të mbjellë të gjitha pemët digjitale të rritura në vendet ku nevojitet pyllëzimi në tërë Maqedoninë.

Prandaj, bashkangjituni në projektin A1 Digi-Tree, shfrytëzoni mundësitë digjitale dhe le të kontribuojmë të gjithë për një BOTË MË TË MIRË dhe një të ardhme më të mirë për shoqërinë tonë.