Zbulimi i përgjegjshëm

Siguria e sistemeve dhe produkteve tona është prioriteti më i lartë për ne. Me gjithë përpjekjet që kemi bërë për shërbimet tona, ekziston ende mundësia e dobësive, për të cilat ne nuk jemi në dijeni. Nëse gjeni një dobësi, do ta vlerësonim nëse na e njoftoni.

Ju lutemi respektoni kushtet e mëposhtme:

  • Mund ta shfrytëzoni cenueshmërinë për qëllime demonstrimi, por kjo nuk duhet të çojë në mohim të shërbimit (DoS), si dhe manipulim ose humbje të të dhënave. Objektivi i demonstrimit duhet të tregojë vektorin e sulmit dhe të mos shkaktojë kurrfarë dëmi.
  • Mos ndani informata të grumbulluara me palët e treta.
  • Këto fusha nuk janë pjesë e procesit të zbulimit të përgjegjshëm:
    • Siguria fizike
    • Inxhinieri sociale
    • Sulmet me Mohim të Shpërndarë të Shërbimit (DDoS)
    • Spam dhe fishing
    • Shfrytëzimi i dobësive të sistemeve që u dedikohen klientëve tanë.

Ju lutemi sigurohuni që të jepni informata të mjaftueshme, në mënyrë që të mund ta riprodhojmë problemin.

Mjafton një përshkrim i shkurtër me përshkrim të problemit dhe URL/IP tw sistemit të prekur (tanguar).

Çfarë do të bëjmë ne:

  • Nuk do të parashtrojmë asnjë akuzë ligjore të shkaktuar nga demonstrimi i cenueshmërisë. Është parakusht që të plotësoni kushtet e mësipërme.
  • Ne nuk do t'i ndajmë të dhënat tuaja me palët e treta pa pëlqimin tuaj. Korrespondenca jonë do të trajtohet si konfidenciale (e besueshme).
  • Ne do t'ju informojmë për zgjidhjen e cenueshmërisë.

 

Detajet e kontaktit:

responsible.disclosure@a1.group

Çelësi PGP: C451 95B3 EB90 8ADB CDD2 982C 8F52 2AE8 1AE8 85B2