New prepaid user

Nëse ende nuk je A1 Pripejd shfrytëzues, zgjidh:

  • A1 Pripejd SIM-kartelë për 299 denarë dhe fito një SIM-kartelë me 100GB internet të përfshirë, ose
  • A1 Duo për 399 denarë dhe fito dy SIM-kartela, secila me 100GB internet të përfshirë

100GB interneti i përfshirë për SIM-kartelat e reja mund të shfrytëzohet në 2 javët e para pas aktivizimit të SIM kartelave.

Si A1 Pripejd shfrytëzues i ri, gjithashtu fiton edhe:

  • Biseda të pakufizuara në rrjetin A1 në javën e parë të aktivizimit
  • 50 denarë kredi që mund ta shfrytëzosh për çfarë të duash

Kredinë e përfshirë në A1 Pripejd SIM kartelat mund ta përdorësh për çka të duash.

Pas skadimit, pakot e dhëna do të ripërtrihen automatikisht, edhe atë pakoja mujore me 100GB internet për 299 den. dhe pakoja javore me thirrje të pakufizuara në A1 për 79 denarë.

 

Vlefshmëria e A1 Prepaid kartelës

Pas aktivizimit të kartelës A1 Prepaid, e njëjta do të jetë e vlefshme 12 muaj, gjatë së cilës kohë do të mund ta përdorësh pandërprerë për të realizuar telefonata, për të dërguar dhe pranuar mesazhe SMS/MMS dhe për çdo shërbim tjetër që ofron A1.

Pas skadimit të periudhës aktive prej 12 muaj, mund të pranosh vetëm telefonata dhe mesazhe SMS, si dhe ta përdorësh menynë Prepaid (1770) dhe Kontakt Qendrën (077 1234) për 3 muaj shtesë.

Gjatë këtyre 3 muajve, mund të bësh rimbushje të kredisë dhe me këtë do ta riaktivizosh kartelën tënde Pripejd.

Pavarësisht nga shprehitë Tuaja të shpenzimeve apo buxhetit Tuaj, A1 të ofron disa mënyra me të cilat mund ta rimbushni pripejd llogarinë Tuaj.

Me çdo rimbushje të llogarisë, vlefshmëria e prepaid kartelës A1 do të vazhdohet në varësi nga shuma e kredisë që rimbushet. Për rimbushje të kredisë prej 100 denarë, vlefshmëria e kartelës tënde A1 Prepaid do të vazhdohet për 90 ditë, për rimbushje të kredisë ndërmjet 101 dhe 499 denarë, vlefshmëria do të vazhdohet për 180 ditë, ndërsa për rimbushje të kredisë prej 500 denarë ose më shumë, vlefshmëria e kartelës do të vazhdohet për 12 muaj.

Kontrollim të kredisë në A1 Prepaid kartelën

Kontrollim të gjendjes së kredisë mund të bësh:

  • përmes USSD kodeve të shkurta: *101# , pas së cilës do të marrësh mesazh me detaje për gjendjen dhe datën e skadimit, ose
  • përmes Prepaid menynë: thirr 1770, mandej shtyp 1, pas së cilës do ta dëgjosh shumën e kredisë së pashfrytëzuar dhe datën kur do të përfundojë krediti yt.

A dëshironi të bëheni shfrytëzues i ri pripejd në A1?