Për herë të parë në Maqedoni aktivizoni Netflix përmes A1!

Për më shumë aksion, më shumë emocion dhe më shumë argëtim, shikoni serialet dhe filmat tuaj të preferuar në internet optik superior. Vetëm me A1 Combo tani fitoni dhuratë deri në 6 muaj Netflix dhe përmbajtje superiore filmash.

Kush mund të aktivizojë Netflix përmes A1?

Të gjithë A1 shfrytëzuesit postpjed të shërbimevet celulare ose fikse kanë mundësi të aktivizojnë cilindo plan Netflix përmes A1 kurse parapagimi për planin e zgjedhur do të përfshihet në faturën mujore të A1.

Gjithashtu, përdoruesit që do të lidhin kontratë të re ose do ta ripërtrijnë kontratën e tyre për 24 muaj me modelet tarifore A1 Net L + TV, me të paktën një linjë celulare të përfshirë në pakon A1 Combo, do të marrin dhuratë Netflix Basic për kohëzgjatje prej 6 muajsh. Pas skadimit të periudhës për të cilën vlen dhurata, parapagimi për planin Netflix do të përfshihet në faturën mujore A1 Combo me çmim të rregullt.

A1 ruan të drejtën ta ndërpresë këtë ofertë në çdo kohë.

 

Pse të aktivizoni Netflix përmes A1?

netflix

Aktivizoni shpejt dhe lehtë përmes aplikacionit A1 Im!

  • 1
    Zgjidhni planin Netflix që ju përshtatet më shumë dhe klikoni "Aktivizo"
  • 2
    Nëse jeni përdorues celular, në postpejd numrin Tuaj A1 do t'Ju dërgojmë një link për regjistrim. Nëse jeni përdorues fiks, shënoni e-mail adresën Tuaj në mënyrë që ne t'ju dërgojmë një link për regjistrim.
  • 3
    Konfirmoni zgjedhjen tuaj dhe klikoni "Aktivizo"
  • 4
    Me SMS ose e-mail do të merrni një link që të çon në veb faqen e Netflix, ku është e nevojshme të regjistroheni për të finalizuar aktivizimin dhe përdorimin e shërbimit.

Përveç përmes aplikacionit A1 Im, Netflix mund të aktivizoni duke telefonuar në Kontakt qendrën në numrin 077 1234, ose në të gjitha vendet shitëse të A1.

Tashmë keni Netflix?

Transferoni llogarinë Tuaj ekzistuese të përdoruesit Netflix përmes A1

1. Aktivizoni Netflix përmes A1

Për të transferuar atë në A1, nuk është e nevojshme paraprakisht të anuloni llogarinë Tuaj ekzistuese të përdoruesit Netflix. Së pari, aktivizoni Netflix përmes A1, më pas do të merrni një link për regjistrim që të çon në faqen zyrtare të internetit të Netflix. Për të ruajtur llogarinë Tuaj të përdoruesit Netflix, gjatë regjistrimit është e nevojshme të futni të njëjtat të dhëna të përdoruesi (email dhe fjalëkalim) me të cilat jeni parapaguar aktualisht në Netflix.

2. Kënaquni në serialet dhe filmat e preferuar

Pasi të regjistroheni në Netflix me të dhënat ekzistuese të përdoruesit, do t’i keni në dispozicion historikun e përmbajtjeve të shikuara, si dhe rekomandimet nga Netflix për Ju. Tarifa për Netflix do t'i shtohet faturës Tuaj mujore A1.

Aktivizoni përmes A1 Im

Aktivizoni planin Netflix që Ju përshtatet më shumë, zgjidhni përmbajtjen e preferuar dhe shikoni kudo që të jeni, në smartfon, tablet, laptop ose televizor!

Често поставувани прашања