A1 Menaxhimi

Metodija Mirçev

drejtor kryesor ekzekutiv

Metodija Mirçev e filloi karrierën e tij në industrinë FMCG në Poloni, duke mbajtur poste drejtuese në disa kompani ndërkombëtare. Para se të kalonte në industrinë e telekomit, ai mbante një pozicion ekzekutiv në Loreal, në Poloni.

Në vitin 2005, ai u emërua shef i shitjeve në Kosmofon, ndërkaq dy vjet më vonë ai u bë drejtor kryesor komercial.

Goran Angjeleski

drejtor kryesor i financave

Goran Angjeleski e filloi karrierën e tij të suksesshme në Telekomin e Maqedonisë në vitin 2006. Një vit më vonë ai u bë pjesë e ekipit të A1 Maqedonia, gjegjësisht operatorit të atëhershëm VIP. Ai e ndërtoi shpejt karrierën e tij në kompani, përmes disa pozitave drejtuese në sektorin financiar, por edhe si anëtar i ekipit kyç për blerjen dhe integrimin e operatorit të tretë celular dhe disa operatorëve kabllorë në tregun e Maqedonisë, si dhe implementimin e proceseve pas blerjes.

Dejan Zendelov

drejtor i rrjetit në A1 Maqedonia

Dejan Zendelov ka një përvojë 20 vjeçare në industrinë e telekomunikacionit, veçanërisht në fushën e funksionimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit. Ka punuar për bashkimin e dy operatorëve celularë si dhe për bashkimin e domenit celular dhe atij fiks. Ai ka mbajtur pozicione të shumta në kompani si shef i operacioneve të rrjetit, menaxher i udhëheqjes së shërbimeve dhe menaxher i operacioneve të platformës.

Mlladen Gjorgjioski

drejtor i TI-së dhe shërbimeve në A1 Maqedonia

Mladeni ka 17 vjet përvojë në industrinë e telekomunikacionit, specialiteti i tij janë sistemet e TI-së për mbështetjen e biznesit. Ka një kontribut të rëndësishëm në konsolidimin e operatorëve celularë dhe fiks në një operator të telekomunikacionit të konvergjuar. Në vitin 2019, ai merr pozicionin e inxhinierit kryesor për menaxhimin e shërbimeve dhe burimeve, ndërsa në vitin 2021...

Elena Panova

drejtoreshë e marketingut dhe transformimit dixhital të A1 Maqedonia

Elena është ekonomiste e diplomuar, profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë angleze dhe magjistre në menaxhimin e burimeve njerëzore. Ajo e filloi karrierën e saj në ProKredit Bank, ku punoi në disa pozita të ndryshme, duke përfshirë edhe pozita udhëheqëse, pastaj në Vip si pjesë e departamentit të marketingut të produkteve. Më tutje, vazhdoi rrugëtimin e saj të karrierës në Vip...

Aleksandar Sarxhovski

drejtor i shitjeve në A1 Maqedonia

Aleksandri e ndërtoi karrierën e tij të suksesshme në telekomunikacion në poste të ndryshme drejtuese. Filloi si menaxher në sallonin e shitjes në vitin 2003, e më pas për shkurt kohë kaloi në pozicionin e mbikëqyrësit të dyqanit dhe në 2009 si menaxher i shitjeve. Ai vazhdoi rrugëtimin e tij të karrierës në pozita drejtuese në kompani të mëdha si Gemak GTS, MEPSO dhe ESM...

Stevço Risteski

drejtor i biznesit dhe shitjeve të TIK në A1 Maqedoniа

Stevço përvojën e tij të pasur të punës në telekomunikacion, TIK dhe shitje e fitoi gjatë viteve duke punuar në Telekomin e Maqedonisë në pozita menaxheriale si: drejtor i shitjeve të biznesit dhe drejtor i marketingut dhe shitjeve të biznesit. Ai u bë pjesë e ekipit të A1 Maqedonia në vitin 2019 në pozicionin e drejtorit të marketingut dhe shitjeve B2B, dhe më vonë drejtor i shitjeve B2B dhe TIK.

Borçe Gjorgjeski

drejtor i shërbimeve të klientëve në A1 Maqedonia

Borçeja ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup në vitin 2007. Ai e filloi karrierën e tij në kompaninë e telekomunikacionit Kosmofon në vitin 2009, si agjent në qendrën e kontaktit. Përparimi i tij është mbresëlënës – tashmë në vitin 2010 ai u bë përgjegjës për ekipin e qendrës së kontaktit, ndërsa në shkurt 2014 ai u bë kreu i qendrës së kontaktit të klientëve në One.

Stefan Jovanovski

drejtor i burimeve njerëzore dhe kulturës në A1 Maqedonia

Stefani e filloi karrierën e tij në vitin 1998, ndërsa tashmë në vitin 2002 u bë pjesë e kompanisë së telekomunikacionit Kosmofon, edhe atë në disa pozicione drejtuese: menaxher i departamentit për kompensim dhe përfitime, burime njerëzore dhe çështje ligjore, administratë, ndërkaq që nga viti 2015 është drejtues i departamentit të burimeve njerëzore. Në vitin 2023, ai qëndroi në krye të kompanisë Leanworks, e cila është pjesë e Grupit A1 Telekom Austria, si drejtor administrativ.