Qasje e lirë tek informacionet me karakter publik

 

Në bazë të nenit 8 të Ligjit për qasje të lirë tek informacionet me karakter publik (Gazeta Zyrtare e RM nr. 13/06, 86/08, 6/10, 42/14, 148/15 и 55/16) Kompania për shërbimi të telekomunikacionit A1 Makedonija SHPKPI Shkup, me seli në Plostad Presveta Bogorodica br. 1, Shkup, si poseduese e informacioneve me karakter publik për zyrtar i cili do të ndërmjetësoj në realizimin e të drejtës për qasje të lirë tek informacionet me karakter publik emëron nëpunësin e mëposhtëm:

Elena Ristovska
address: Plostad Presveta Bogorodica br. 1, 1000 Skopje
e-mail: elena.ristovska@a1.mk

Lista e informacioneve me karakter publik që disponon A1 Makedonija SHPKPI Shkup është si më poshtë:

  1.  Kushte të përgjithshme për qasje dhe përdorim të shërbimeve e komunikimit elektronik publik;
  2.  Kërkesë për nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e marrëdhënies parapaguese për përdorimin e shërbimeve të komunikimit publik;
  3.  Marrëveshje parapaguese standarde
  4.  Politika për paraqitjen e kërkesave dhe nënshkrimi i marrëveshjeve për krijimin e marrëdhënies parapaguese për përdorimin e shërbimeve të komunikimit publik;
  5.  Formular për dorëzimin e ankesës nga pajtimtari;
  6.  Lista e çmimeve të shërbimeve Post Pejd, modelet tarifore dhe pajisje terminale;
  7.  Lista e çmimeve të shërbimeve Pri Pejd, modelet tarifore dhe pajisje terminale
  8.  Kushte të veçanta për përdorim të shërbimeve të komunikimit elektronik publik për të cilët Kompania mundëson përdorim falas të pakufizuar në modele tarifore përkatëse;
  9.  Politika e privatësisë;
  10.  Anëtarë të Organit për drejtimin e Kompanisë;
  11.  Ofertë referente për interkoneksion;
  12.  Kushte për përdorimin e aplikacionin celular Мојот A1;
  13.  Informacione për çmime dhe mënyrën e përdorimit e aplikacioneve dhe shërbimeve celulare  nga oferta e Kompanisë (A1 Xplore TV, Mojot A1 etj.);
  14.  Informacione për oferta promocionale të Kompanisë;
  15.  Ofertë referente për qasje;
  16.  Kontratë për rishitje të TV shërbimit dixhital ;
  17.  Ofertë për Direct to Home (DTH);
  18.  Formular të A1 Makedonija SHPKPI Shkup të Kontratës për emitim dixhital të serviseve programor të transmetuesve tokësor.

 

Formulari i Kerkeses