ICT Office

ICT Office është një zgjidhje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që do ta lehtësojë punën e përditshme.

ICT Office ofron një zgjedhje prej tre pakosh me karakteristika të ndryshme dhe përfshin:

  • katër lloje të makinave multifunksionale (për shtypje, kopjim, skanim)
  • software për menaxhim me dokumenta dhe arkiva
  • softuer për punë me pakicë
  • kompjuter desktop me galanteri kompjuterike

Përveç këtyre komponentave të pakove të ndryshme në ofertë ka edhe një skaner me barkod, sirtar për të holla, si dhe sigurim teknik të objektit të shitjes me pakicë (softuer me buton për alarm - Panic Button).

Office Basic

Pakoja Office Basic përfshin softuer për menaxhim me dokumente dhe arkiv elektronik në përputhje me rekomandimet për punë në zyrë dhe arkivë, softueri është një pjesë e domosdoshme e pakos. Përveç kësaj me pakon gjithashu mund të merrni me qira:

1) pajisje multifunksionale (printer) për shtypje, kopjim, skanim, format A4 bardhë e zi;

2) një kompjuter desktop me një sistem operativ të licencuar, monitor, mi dhe tastierë.

Office +

Pakoja Office + përfshin softuer për menaxhim me dokumente dhe arkivin elektronik, softueri është një pjesë e domosdoshme e pakos. Me këtë pako, ju mund të merrni me qira edhe pajisje shtesë sipas nevojave Tuaja:

1) disa modele të pajisjeve multifunksionalë (printerë) për shtypje, kopjim, skanim në bardhë e zi ose me ngjyrë me format A4 ose A3për shtypje;

2) Marrje me qira e kompjuterit desktop me një sistem operativ të licencuar, monitor, mi dhe tastierë.

POS Pro

Pakoja POS Pro përfshin softuer për menaxhim të proceseve me pakicë si një pjesë e domosdoshme e pakos. Me këtë pako, ju mund të merrni me qira pajisje shtesë sipas nevojave Tuaja:

1) një kompjuter desktop me një sistem operativ të licencuar, monitor, mi dhe tastierë.

2) sigurim teknik të objektit të shitjes me pakicë (softuer për alarmim me funksionalitet Panic Button)

3) pajisje multifunksionale (printer) për shtypje, kopjim, skanim, format A4 bardhë e zi;

4) marrje me qira e një sirtari për të holla;

5) marrje me qira e një barkod lexuesi manual.

Softueri është pjesë përbërëse e secilës ofertë dhe është në përputhje me rekomandimet në legjislacion, duke përdorur teknikat dhe veglat më të reja për zhvillimin e softuerit të përdoruesit sipas nevojave të përdoruesve.

Funksionalitete të softuerit për shitje me pakicë:

  • Shtypja e llogarisë fiskale / llogarisë së anuluar
  • Pranimi i mallrave nga furnizuesit e PLT
  • Shqyrtimi i listës së linjës dhe kartës së magazinës
  • Përgatitja e dokumenteve: regjistrimi, pro-fatura, fatura, etj.
  • Gjenerimi i raporteve të shumta lidhur me punën me pakicë
  • Raporti ditor, kontrollues dhe financiar
  • Një libër i raporteve financiare ditore
  • Raport sipas arkëtarëve dhe të tjera

Beneficione nga marrja me qira e pajisjeve multifunksionale (për shtypje, kopjim, skanim):

  • Servis, toner dhe pjesë rezervë
  • Numri i kopjeve mujore të përfshira (sipas pakos së përcaktuar)
  • Pa brengë të përdoruesit për shërbimin dhe mirëmbajtjen e makinës
  • Nuk ka nevojë për furnizimin dhe ruajtjen e materialeve harxhuese dhe pjesëve
  • Shpenzime të parashikueshme mujore operative
  • Konsum të reduktuar të energjisë elektrike
  • Reduktimi i emetimit të CO2
  • Harxhime të reduktuara
Përshkrimi i komponentës Lloji i komponentës Karakteristika të komponentës Çmimi i parapagimit mujor (den pa TVSh) Office Basic Office + POS Pro
ULTIMA Records Management Basic E domosdoshme 5GB hapësirë 788,14    
Pajisje multifunksionale Ricoh tip 1 A4, bardhë/zi, deri më 25 faqe në minut Opsionale 2000 kopje bardhë e zi;
Servis;
Pajisje rezervë;
754,24  
Kompjuter desktop Opsionale i3;
4GB;
1TB HDD;
Win 10;
"19 monitor;
923,73
ULTIMA Records Management Standard E domosdoshme 15GB hapësirë 3.135,59    
Pajisje multifunksionale Ricoh tip 2 A4, bardhë/zi, deri më 30 faqe në minut Opsionale 2000 kopje bardhë e zi;
Servis;
Pajisje rezervë;
1.940,68    
Pajisje multifunksionale Ricoh tip 3 A4, në ngjyrë Opsionale 500 kopje bardhë e zi dhe 100 kopje me ngjyrë;
Servis;
Pajisje rezervë;;
2.703,39    
Pajisje multifunksionale Ricoh tip 4 A3, në ngjyrë Opsionale 1000 kopje bardhë e zi dhe 200 kopje me ngjyrë;
Servis;
Pajisje rezervë;
4.228,81    
Ultima Retail POS E domosdoshme Shtypja e llogarive;
llogarive të anuluara;
raport ditor, kontrollues dhe peroidik;
PLT;
754,24    
Softuer me funksionalitet Panic Button (Sigurimi i objektit) Opsionale Sigurim teknik të objektit 1.008,47    
Sirtar për të holla Opsionale 41 x 41.5 x 11 cm. 161,02    
Barkod skaner Opsionale 1D 184,44    

Këtë TIK zgjidhje e ofrojmë në bashkëpunim me DUNA, që është një IT kompani udhëheqëse maqedonase për më shumë se dy dekada, dhe çdo ditë i lëviz klientët e saj nëpër biznes, duke iu mundësuar atyre mjedis më të mirë bashkëpunues, avancim të biznes proceseve të tyre, kursimin e harxhimeve dhe zbatimin e zgjidhjeve moderne dhe bashkëkohore në punën e tyre të përditshme.

Një pjesë e klientëve tonë