A1 Cloud Messaging - Aplikacion për dërgim masiv të SMS, Viber dhe e-mail mesazheve

A1 Cloud Messaging është zgjidhje softuerike e bazuar në veb-platformën e destinuar për persona juridik, gjegjësisht kompani dhe institucione që kanë nevojë për dërgim masiv të SMS, Viber dhe e-mail mesazheve.

Përmes aplikacionit A1 Cloud Messaging, pakot e mëposhtme janë në dispozicion të shfrytëzuesit, dmth modulet për dërgimin e mesazheve:

Moduli për dërgim masiv të SMS mesazheve

Ky modul mundëson dërgim masiv të SMS mesazheve nga shfrytëzuesit për qëllimet e tyre, brenda operatorëve telekomunikues në Maqedoni.

Moduli për dërgim masiv të mesazheve përmes aplikacionit Viber

Moduli për dërgim masiv të mesazheve përmes aplikacionit Viber, shfrytëzuesit i mundëson të dërgojë mesazhe te shfrytëzuesit tjerë të aplikacionit Viber. Gjatë përdorimit të këtij moduli, shfrytëzuesi i shërbimit merr përsipër të respektojë Kushtet për shfrytëzim të përshkruara nga Viber.

Moduli për dërgim masiv të e-mail mesazheve

Ky modul mundëson dërgim masiv të e-mail mesazheve nga shfrytëzuesit e shërbimit në e-mail adresat e marrë nga përdoruesit përfundimtarë.

Një pjesë e klientëve tonë